Showbiz29 Mars 2018, 06:33

Privatësia në rrezik. Pas skandalit, Facebook bën ndryshime

Shkruar nga Pamfleti
Privatësia në rrezik. Pas skandalit, Facebook bën ndryshime

Privatësia në rrezik. Pas skandalit, Facebook bën ndryshime

Facebook ka njoftuar se ka bërë ndryshime për të përmirësuar privatësinë e përdoruesve, duke iu dhënë atyre më shumë kontroll mbi informacionet e tyre, pas shqetësimeve se të dhënat e përdoruesve të rrjetit social, janë përdorur për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Rrjeti social sot ka thënë se ka thjeshtësuar procedurën e ndryshimit të të dhënave për përdoruesit, ndërkaq ka ndërmarrë hapa që të parandalojë që palët e treta të përdorin informacionet e përdoruesve të Facebook-ut.

Facebook po përballet me persion të madh, pasi është raportuar se të dhënat e 50 milionë përdoruesve i janë dhënë kompanisë politike konsulente, Cambrigde Analytica. Kjo kompani ka qenë e punësuar nga fushata presidenciale e Donald Trump.

Cambridge Analytica, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të Facebook-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Por kjo kompani ka mohuar se ka keqpërodrur të dhënat e përdoruesve të rrjetit social. /REL

Lifestyle Facebook privatësia