Showbiz17 Shtator 2018, 20:41

Prof. Dr. Xhelal Mziu, priti në takim Prof. Dr. Sali Berishën, për rrezikun e ndarjes së kufijve Tiranë-Bathore

Shkruar nga Pamfleti
Prof. Dr. Xhelal Mziu, priti në takim Prof. Dr. Sali Berishën,

Prof. Dr. Xhelal Mziu, priti në takim Prof. Dr. Sali Berishën, për rrezikun e ndarjes së kufijve Tiranë-Bathore

Fejton/ Temë e bisedës është ndalimi i shtetit të Tiranës, për t’i marrë shtetit të Kamzës, territoret me resurse zhvillimi në zonën e Paskuqanit

Një lajm nga zyra e Bashkisë Kamëz, ka bërë me dije, se para disa minutash, në zyrat e kësaj bashkie, ka nisur një takim zyrtar, i nivelit të lartë zonal, mes dy figurave të njohura politike e qeverisëse të PD.

Njoftohet, se më në fund, Prof. Dr. Xhelal Mziu, ka ndryshuar axhendën e ngarkuar dhe ka pritur në takim pune, Prof. Dr, Sali Berishën, me kërkesën e përsëritur e këmbëngulëse të këtij të fundit.

Takimi sapo ka nisur e po zhvillohet “kokë më kokë”, por sipas burimeve, të zyrës takimeve ekselente të Prof. Dr. Mziut, thuhet se mes dy personaliteteve, po diskutohet shqetësimi, lidhur me projektin “Rama-Veliaj”, për rishikimin e kufijve të trevave Tiranë-Bathore, ku shtrihen dy (pu)shtete të ndryshme, në armiqësi me njëri-tjetrin.  

Prof. Dr. Berisha, i ka paraqitur Prof. Dr. Mziut, objeksionin e tij të detajuar, për të mos lejuar këtë rishikim kufijsh, nëpërmjet të cilit, shteti i Tiranës, kërkon t’i marrë shtetit Kamzë-Bathore, territoret me perspektivë e resurse të mëdha zhvillimi, për të vendosur bizneset e lojërave të fatit, duke e detyruar kreun e grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, që për një lojë kazinoje, të braktisë punët për hallet e popullit në Tiranë e të shkojë, deri Paskuqan.

Takimi nuk ka përfunduar akoma dhe nuk dihet, se çfarë do të vendoset, por  është e konfirmuar tashmë, që Prof. Dr. Mzu, i ka shprehur bashkëbiseduesit Prof. Dr. Berisha, gatishmërinë dhe mbështetjen shpirtërore, politike, morale, institucionale e logjistike, për të mos e lejuar cënimin e kufijve dhe copëtimin e trojeve, që i kanë zaptuar me shumë sakrifica…/Pamfleti

Funny për rrezikun e ndarjes së kufijve Tiranë-Bathore priti në takim Prof. Dr. Sali Berishën Prof. Dr. Xhelal Mziu