Aktualitet24 Mars 2018, 14:26

Profesori shqiptar jep lajmin e mrekullueshëm për të sëmurët me kancer

Shkruar nga Pamfleti
Profesori shqiptar jep lajmin e mrekullueshëm për të

Profesori shqiptar jep lajmin e mrekullueshëm për të sëmurët me kancer

Një lajm i mirë për shpikjen e nanorobotëve që do të luftojnë kancerin, duket se po mbërrin në veshët e të gjithëve.

Është profesor Ethem Ruka që shkruan dhe zbulon gjithçka për atë që po bën shkenca ndërkombëtare. Kërkuesit e Universitetit të Arizonës dhe Qendrës Kombëtare të Nanoteknologjisë dhe Teknologjisë së Akademisë së Shkencave të Kinës, kanë bashkuar forcat për të gjetur atë që do të luftojë kancerin.

“U arrit të programohet një nanorobot dhe ta zbatojë në tumoret e shkaktuara eksperimentalisht te miu. Bëhet fjalë për tumore të vezoreve, melanomës, kancerit të gjirit dhe atij të mushkërive. Nanoroboti përmban një lloj ADN që shënjestron një proteinë që prodhohet vetëm në sipërfaqen e qelizave të enëve të gjakut që ushqejnë tumorin.

Sapo roboti zbulon këtë proteine, që quhet nukleoline, hapet dhe çliron një lëndë që quhet trombinë. Trombina shkakton mpiksjen e gjakut, ena e gjakut bllokohet e për rrjedhojë tumori do të zhduket.

Sot po eksperimentohet te kafshët, nesër pse jo edhe te ne, njerëzit. Kjo është fuqia e kontributit të përbashkët të nanoteknologjisë, bioteknologjisë dhe bioshkencës!” shkruan profesor Ethem Ruka.

Shendeti Profesori shqiptar jep lajmin e mrekullueshëm për të sëmurët me kancer