Politike14 Tetor 2019, 22:39

“Programi i Kurtit më i mirë se korrupsioni paraardhës”, Ngjela tregon prapaskenat: Kjo është arsyeja përse nu

Shkruar nga Pamfleti
“Programi i Kurtit më i mirë se korrupsioni

Albin Kurti tashmë pritet të jetë kryeministri i ri i Kosovës pasi fitorja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, i jep të drejtën atij për të qenë kandidati në këtë post. Kujtojmë që Kurti ka artikuluar gjithmonë kauzëne  bashkimit kombëtar me Shqipërinë dhe Kosovën.

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se nëse amerikanët do ta kishin goditur Albin Kurtin gjatë fushatës ai nuk do ti kishte fituar zgjedhjet.

Korrupsioni nuk është fut duart në thesarin e shtetit, ose te krimi i organizuar. Është edhe raporti me kundërshtarët politikë në zonë. Sikur politika amerikane ta kishte goditur në fushatë ai nuk merrte dot. Pse nuk e goditi?

Pragmatizmi është që midis dy të këqijave do zgjedhim të keqen më të vogël dhe midis dy të mirave do zgjedhim të mirën më të madhe. Programi i Kurtit është më i mirë se korrupsioni paraardhës. Po të donte e godiste. Sa i përket politikës së tyre dhe diksionit patriotik që kanë unë jam me ta. Se si do operojnë në funksion të kohën varet se sa politikanë të mëdhenj do jenë.” – theksoi Ngjela. /Pamfleti

Politike