Aktualitet12 Tetor 2019, 22:45

“Projekt për të ringjallur Serbinë e Madhe”, senatori Ceko komenton Schengenin Ballkanik: Mungesa e Kosovës, e q

Shkruar nga Pamfleti
“Projekt për të ringjallur Serbinë e Madhe”, senatori

Senatori, Enriko Ceko i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi “minishengenin ballkanik”, ku kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Rama e Zaev firmosën bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Novisad.

Për Cekon kjo është një lloj marrëveshje për krijimin e Serbisë së Madhe, ide e hedhur fillimisht nga një ideolog serb, që më pas është ricikluar ndër vite. Ceko theksoi se kjo është një konkurrencë me BE-në dhe “minishengeni Ballkanik” është bërë në këtë periudhë tranzicioni të qeverisjes, për të mos u bërë pjesë e kësaj marrëveshje Kosova.

Është një sjellje në tavolinë e idesë së kultivuar nga Garasanin në shek IX. Në vitet 40-41, një ideolog serb hodhi idenë e një Serbie të madhe në Ballkan. Ndërkohë që ishte vala e dytë e ardhjes së sllavëve në Ballkan. Kjo ide një herë në 2-3 shekuj është hedhur në tavolinë, ndërkohë që në shekullin e fundit, në shek e XX është hedhur të paktën 5 herë në tavolinë. Mos të harrojmë që ndërmjet 2 luftërave botërore janë bërë 3 herë konferenca për Ballkanin të drejtuara nga Jugosllavia që në atë kohë ishte mbretëri, Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Pas luftës së 2-të botërore ishte Tito që hodhi idenë e Jugosllavisë së Madhe dhe tani kemi variantin e fundit që vjen pas variantit të Millosheviçit. Mos harrojmë një luftë 8 vjeçare ’90-’98 të Serbisë, me idenë e mbrojtjes së territoreve të ish-Jugosllavisë duke tentuar që të merrte dhe territorin e Shqipërisë.” – u shpreh Ceko.

Aktualitet