Prokuror “gogoli” i Vlorës, “gogël” e Llallës, mbylli dhe dosjen 500 ha toka, të vjedhura nga 137 shtetarë

Prokuror “gogoli” i Vlorës, “gogël” e Llallës, mbylli dhe dosjen 500 ha toka, të vjedhura nga 137 shtetarë

Ky prokuror, “magjistar” në shtimin e pasurive, figuron i “skeduar” në dëshminë e “mjeshtrit” Pëllumb Petritaj, sekseri i Fatmir Mediut, i prangosur si krye-falsifikator, privatizues, shitës dhe dhurues i 324 ha tokë në bregdetin e Vlorës, për ët cialt ishte mbyllur dosja, ku Petritaj, kishte bërë tarsnksione me shefa drejtësie e politike në Vlorë dhe Tiranë, për ta shpëtuar nga burgu veten dhe bosin e tij Artur Shehu, të fshehur në SHBA

 Nesër, del para komisionit të “Veting”-ut, ish-prokurori i Vlorës, Ramadan Troci, ose “gogoli” siç e kanë quajtur në Vlorë, vërtetuar si miku dhe sekseri personal, i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i vetë-quajturi “bujk”, të lidhur bashkë në shumë afera dosjesh të rënda, që hapeshin e mbylleshin, sipas hapjes, mbylljes dhe ofertave të “tregut” të çështjeve penale.

KPK-ja, që do ta kalojë prokuror Trocin në “postobllokun” e verifikimit, duhet të mbajë parasysh faktin, që në shumë funksione të larta brenda institucionit të akuzës, Troçi është promovuar e propozuar, nga ish-kryeprokurori Lalla, në bashkëpunim me ish-presidentin Bujar Nishani e më pas, me Presidentin aktual Ilir Metaj.  

Si gjithë të tjerëve, do t’i verifikohet pasuria, për të zbuluar “magjinë”, se si prokuror Troci, nga gjëndje ekonomike “trokë” kur nisi karrierën, u bë super milioner, pasanik tokash, trojesh, biznesesh, me arredim shtëpie 78 mijë euro, me shkollim fëmijësh 14 mijë euro në vit, me 12 dyqane, kafene, apartamente, vila e garazhe, makina luksoze, vila bregdetare e malore.

Në Shkurt 2016-të, u lëshua vendim arresti, për Pëllumb Petritaj, Artur Shehu, Raimond Mëzi, avokat Enkes Hysendhima, ish punonjësen e hipotekës Vlorë Blerina Dhrami, noteren Belona Seraj, Donika Besimaj shefe e arkivës Gjykata Vlorë, por nga të gjithë këta, u dënua vetëm lopataxhiu fakir i varrezave, i përdorur si “pronar hije” për firma false, në falsifikimet e bëra nga grupi Pëllumb Petritaj- Artur Shehu.

Pas arrestimit si person në kërkim, Pëllumb Petritaj, pranoi bashkëpunimin me drejtësinë, duke rrëfyer skemën dhe zyrtarët e lartë në parlament, qeveri e drejtësi, që e kanë ndihmuar dhe lënë të lirë, të realizonte mega-vjedhjen e tokave në bregdet, për të cilat i ka shpërblyer me sipërfaqe tokash me shit-blerje fiktive, me konvertime e dhurime, mes të cilëve ka përmendur dhe emrat Adriatik Llalla e Ramadan Troci.

Pëllumb Petritaj, kryehajduti pronave në bregdetin e Vlorës, ka deklaruar në dëshminë e tij, se Llalla e Troci, në shkëmbim të sipërfaqeve të blera fiktivisht, me tjetërsime pronarësh fiktivë, kanë ndërhyrë për ta shpëtuar nga burgu dhe sekuestroja e 100 hektarëve tokë, që ia kishte dhënë në pronësi vajzës së tij.

Këtë dëshmi, Pëllumb Petritaj e argumenton me faktin, se Llalla-Troci, inskenuan e paraqitën në gjykatë, kërkesën e prokurorisë (Vlorë), për dënim me 14 muaj burg, konvertim dënim me provë, për dosjen 324 hekatrë toka të vjedhura, për të cilën, gjykata e dënoi 3 vite brug, ose sa 15% e masës së dënimit, të përcaktuar në Kodin Penal.

Kujtojmë që përveç emrave të Adriatik Llallës, përfitues  me 13 mijë m2 dhe Ramadan Trocit me 8000 m2, përfitues në këtë mega-vjedhje, janë familja “Berisha” me 25 mijë m2, Fatmir Mediu me 10 mijë m2, Eli Fara me 1500 m2, Ilir Metaj me 18 mijë m2, Bujar Nishani me 8000 m2, Xhezair Zaganjori me 10 mijë m2, Alket Hyseni me 15 mijë m2 dhe 134 gjyqtarë, prokurorë, noterë, ambasadorë, pronarë mediash, hipotekues, krye-bashkiakë, kryedoganierë, krye-policë e krye-tatimorë të Vlorës e Tiranës./Pamfleti

(Për më tepër, shkrimi në “PAMFLETl”, datë 29 tetor 2018, me titull: – “Magjistari i tokave të Vlorës “hap barkun”, rrëfen emrat e 30 shtetarëve,qe kanë përfituar nga skema e tij).

 

 

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti