Prokurori shoqëri me kriminelin e rrezikshëm të Vlorës, të hapen kamerat e kompleksit luksoz

Prokurori shoqëri me kriminelin e rrezikshëm të Vlorës, të hapen kamerat e kompleksit luksoz

Denoncim-Edison Harizaj miqësi me Prokurorin Ramadan Troci

Viktima e dy ditëve më parë Edison Harizaj megjithëse njihej publikisht dhe ishte i skeduar si kriminel i rrezikshëm, jo vetëm në Vlorë nuk mungonte të shihej në shoqërinë e ngushtë me ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës Ramadan Troci.

Burime të sigurta bëjnë me dije se me ndërhyrjen e Trocit janë injoruar mjaft denoncime ndaj tij. Të gjithë qytetarët e qytetit bregdetar i shihnin rëndom dyshen Troci-Harizaj në kompleksin luksoz “OSLO”, duke drekuar së bashku.

Mjafton të ekzaminohen kamerat e komplelsit “Oslo”dhe lokaleve e ambienteve rreth tij që organet ligjzbatuese dhe KKP të binden për lidhjet e papërshtatshme të njeriut që pretendon, jo vetëm vijimin e punës si prokuror, por ka kandiduar dhe për anëtar të Këshillit të Prokurorisë./Pamfleti

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti