Politike16 Gusht 2019, 11:15

Prokuroria nis hetimet për Valdrin Pjetrin, Basha akuza Ramës: Futi në politikë kriminelë të tmerrshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria nis hetimet për Valdrin Pjetrin, Basha akuza Ramës: Futi

Prokuroria nis hetimet për Valdrin Pjetrin, Basha akuza Ramës: Futi në politikë kriminelë të tmerrshëm!

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit dhe nsijes së hetimeve nga ana e Prokurorisë, ka reaguar mëngjesin e sotëm edhe kreu opozitar Lulzim Basha.

Ai ka fajësuar kryeministrin Edi Rama si fajtorin kryesor që sot në politikë ka persona të lidhur me krimin. Me anë të një postimi në “Facebook”, Basha tha se Rama është kërcënim real për çdo familje shqiptare.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!” shprehet Basha.

Sikurse edhe u përfol pë një përçarje në opozitë, ku bëhej fjalë për një tradhëti nga anëtarët, Basha e forcoi edhe njëherë këtë gjë. Në fund të reagimit ai theksoi se e vetmja zgjidhje është largimi i Ramës nga posti i kryeministrit, e cila përkon edhe me kushtin fillestar.

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk”, shkruan Basha.

Reagimi i plotë

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk

Politike