Aktualitet25 Prill 2018, 08:34

Prokuroria përfundon hetimet, ja akuzat që rëndojnë mbi ish kryetarin e komunës

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria përfundon hetimet, ja akuzat që rëndojnë mbi ish

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan në përfundim të hetimit të çështjes penale Nr. 1024 datë 18.05.2015, ka paraqitur kërkesë për dërgimin e çështjes penale në gjyq ndaj të pandehurit:

-Me cilësinë e të pandehurit: ALBERT KRECI, mjek ligjor (IML, Durrës), ish-kryetar i Komunës Pajovë (Peqin) për dy mandate

Akuzuar për veprën penale të: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunës publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, që parashikohet nga neni 257/a/2 i K.Penal, në kuadër të procedimit penal nr 1024 viti 2015.

-Me cilësinë e të pandehurit: SHPËTIM PLAKU, teknik

Akuzuar për veprën penale të: “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” që parashikohet nga neni 305/B i K.Penal.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 1024 te vitit 2015, për kryerjen e veprës penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale” që parashikohet nga neni 287 i K. Penal, fillimisht pa autor, me person të kallëzuar Albert Kreci.

Nga ana e të pandehurit Albert Kreci nuk janë deklaruar në shkelje flagrante të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 dhe si rrjedhim edhe të nenit 257/a/2 të K.P për këto akte:

 

 

 

 

 

 

Ka bërë deklarim të rremë në shkelje flagrante të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 dhe si rrjedhim edhe të nenit 257/a/2 të K.P për këto akte:

 

 

 

 

 

 

 

Aktualitet