Aktualitet 6 Prill 2018, 18:54

Prokuroria Speciale e Kosovës, ngre aktakuzë për rastin “Pronto”. Ja politikanët e përfshirë

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria Speciale e Kosovës, ngre aktakuzë për rastin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë për rastin e njohur si “Pronto”, ku protagonist kryesor është ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

 

 

Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Të pandehurit, sipas aktakuzës, kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar mes tyre, për dhënie të privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme për personat të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, shkruan rel.

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, problem për të cilin prej një kohe të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, Agjencitë për zbatimin e ligjit, mediat dhe shoqëria civile.

Ky rast ishte njoftuar nga mediat publike, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta të interesit, në bazë të së cilës është nisur hetimi i prokurorisë, i cili rezultoi me ngritjen e aktakuzës, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Aktualitet Adem Grabovci Klani "Pronto" Korrupsion prokuroria speciale