Anti-Mafia12 Maj 2018, 12:06

Prokuroria vihet në lëvizje për vëllain e Fatmir Xhafajt, zbatimi i ligjit të “Antimafias” bën që të nisë verifikim

Shkruar nga Pamfleti

Prokuroria vihet në lëvizje për vëllain e Fatmir Xhafajt, zbatimi i ligjit të “Antimafias” bën që të nisë verifikimet për dënimin në Itali për drogë

Prokuroria e Krimeve të Rënda vihet në lëvizje pas denoncimeve të bëra prej disa ditësh nga selia blu, në adresë të vëllait të ministrit të Brendshëm, Famir Xhafaj.

Arta Marku ka urdhëruar vartësit e saj që të kalojnë në “sitë” gjithë dosjen kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm për të parë se ku është shkelur ligji në rastin e tij.

Por dhe për të nxjerrë përgjegjësitë e palës shqiptare që nga viti 2012 kur është dhënë vendimi i formës së prerë në gjykatën italiane të Kasacionit dhe dënimin me 7.2 vite burg të Agron Xhafajt.

Një lajm i tllë është raportuar nga media, ku nënvizohet se organi i akuzës ka nisur verifikimet për Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit të Brendshëm.

Verifikimet mësohet se po bëhen në kuadër të zbatimit të ligjit “Animafia”.

Partia Demokratike ka bërë publike dosjen e dënimit te Agron Xhafajt me 7.2 vite burg për drogë në Itali, si pjesë e bandës së trafikut të drogës.

Sipas selisë blu, ai nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, ndërkohë që endet i lirë në Shqipëri.

PD akuzon Xhafajn se jo vetëm nuk ka bërë verifikimet per ekstradimin, por e ka mbrojtur vëllanë përmes falsifikimit të ligjit për ekstradimet.

Ndërkohë që sot, PD deklaroi se vëllai i Xhafajt është i paprekshëm, pasi mbi të nuk ka vepruar ligji antimafia për pasuritë./Pamfleti.com

codramol
smile

Anti-Mafia Prokuroria vihet në lëvizje për vëllain e Fatmir Xhafajt zbatimi i ligjit të “Antimafias” bën që të nisë verifikimet për dënimin në Itali për drogë