Aktualitet25 Prill 2018, 12:22

Prona dhe makina/ Zbardhet pasuria e prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Muçi. Shumë shpejt do të jetë në “sitën”

Shkruar nga Pamfleti
Prona dhe makina/ Zbardhet pasuria e prokurorit të Krimeve të

Prona dhe makina/ Zbardhet pasuria e prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Muçi. Shumë shpejt do të jetë në “sitën” e Vettingut

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi pak kohë më parë tentoi të ulej në karrigen e Adriatik Llallës. Mirëpo,  Muçi u skualifikua nga gara për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm për mosplotësim të vjetërsisë 15 vjeçare në radhët e prokurorëve.

 

Në një gjendje të ngarkuar emocionale, pas skualifikimit, Muçi e konsideroi të padrejtë eliminimin e kadidaturës së tij duke pretenduar se Komisioni i Ligjeve ka keqinterpretuar përcaktimin kushtetues “jo më pak se 15 vite përvojë pune”.

 

Tashmë Muçi ashtu si të gjithë kolegët e tij pritet të kalojë në sitën e Vetingut duke filluar që nga deklarimi i pasurisë dhe më pas tek ana  profesionale.

 

Ndërkaq, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka nisur verifikimin mbi pasurinë e prokurorit Besnik Muçi që në vitin 2016.

 

Gjatë kohës që prokurori shfaqi ambicien për të drejtuar organin e akuzës, në media u fol gjërë e gjatë për pasurinë e tij.

 

Mediat raportuan se në vitin 2003, Muçi deklaronte një pagë vjetore prej 772 mijë lekësh si prokuror i Tiranës.  Ndërsa 4 vite më pas ai kishte deklaruar në ILDKPI dhe pronat e tij, të cilat janë një shtëpi banimi prej 57 metrash katrorë, 400 metra tokë truall në Pogradec marrë nga shteti dhe 200 metra të tjerë tokë bujqësore përfituar nga ligji 7501 po në Pogradec.

 

Në vitin 2009 Muçi kishte deklaruar dhe shtesën e nisur prej 25 metrash në pallatin ku ai jeton.

 

Në  vitin 2013, Besnik Muçi e ka shtuar pasurinë e tij me blerjen e pasurive të paluajtshme.

 

Pas tokës truall e asaj bujqësore në Pogradec ai ka blerë një tjetër tokë bujqësore, por  në Tiranë, në zonën e Shkozës. Vlera e saj shkon në 111 600 lekë. Muçi në vitin 2015 i është rikthyer sërish Pogradecit ku ka blerë një tjetër tokë arë prej 2 mijë metrash katrorë.

 

Të ardhurat e Besnik Muçit nga puna si Prokuror i Krimeve të Rënda shkojnë në 1 milionë e 440 mijë lekë në vit, ndërkaq ai ka deklaruar se ka dhe një detyrim prej 21 mijë eurosh pranë shoqërisë Arlis Shpk me përfaqësues A.Lilo.

 

CNA.al  sjell më poshtë deklaratën e pasurisë për vitin 2016 të prokurorit të Krimeve të Rënda Besnik Muçi.

 

Pasuria e deklaruar me 24.03.2017

 

Prokurori në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, deklaron se në vitin 2016 ka blerë një apartament me sipërfaqe 78 m2, me vlerë 75 mijë euro. Si burim kandidati deklaron kursime nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes, hua dhe kredi. Muçi ka blerë një makinë me vlerë 6 200 euro, me kursime nga të ardhurat.

 

Ai deklaron shtëpi banimi, me sipërfaqe 57 m2, blerë në vitin 2015, me vlerë 1 900 000 lekë, tokë truall 400 m 2, në vitin 2005, vresht në Pogradec, ka blerë tokë në Shkozë, për 11 600 lekë, në vitin 2013 etj. Ndërsa kandidatja Arta Marku deklaron apartament me sipërfaqe 60 m2, ku ka 25 % të pjesës, apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000 lekë etj. Kandidati tjetër Artur Selmani deklaron depozitë banakre 25 mijë USD, kredi në vitin 1999, 30 mijë USD, për blerje banese dhe makinë benz rreth 10 mijë USD.

 

Kandidati Granit Shahu deklaron makinë Range Rover, me vlerë 20 milionë lekë dhe 17 milionë lekë të vjetra cash si dhe një kredi 26 mijë USD për blerje banese. Kandidatja Ermira Tafani deklaron llogari rrjedhëse 9 mijë USD. Bashkëshorti i saj deklaron farmaci në Elbasan, të cilën e ka dhënë me qira 70 000 lekë në muaj./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktualitet Besnik Muçi Prokurori i Krimeve të Rënda