Një 38-vjeçar spanjoll, i cili ishte pushuar nga puna nga Mercedesi merr hak në mënyrën më shkatërruese të mundshme ndaj pronarëve të tij.
Spanjolli vodhi një ekskavator dhe shkoi në parkingun ku qëndronin furgonët e sapoprodhuar të Mercedesit. I tërbuar për pushimin nga puna, ai shkatërroi rreth 50 furgonë që ishin gati për shitje. Sipas llogaritjeve, secili nga furgonët kushtonte rreth 40 mijë euro.
Sipas “El Pais”, dëmi për Mercedesin llogaritet 2 milionë euro, por mund të ishte shumë më i madh, pasi 38-vjeçari kishte për qëllim që të hynte në brendësi të fabrikës, për të shkatërruar linjën e prodhimit. Fatmirësisht, burri u ndalua në kohë nga policia dhe siguria private e kompanisë.