Kronike21 Tetor 2018, 12:47

Pronari i “shtëpisë laborator heroine” në Has jep detaje, por refuzon të tregojë emrin e përdoruesit

Shkruar nga Pamfleti
Pronari i “shtëpisë laborator heroine” në Has jep

Zbardhet dëshmia e pronarit të ambientit, ku u gjet laboratori i heroinës në Has, ndërsa deri më tani janë arrestuar 6 persona.

Mësohet se pronari i ambientit ku gjet laboratori si dhe lënda narkotike  ka thënë në dëshminë e tij se kishte kontaktuar me një person tjetër për të dhënë ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale.

I arrestuari Xhevit Shuti refuzon të tregojë emrin e personit me të cilin ka kontaktuar për të dhënë ambientin e tij.

I arrestuari tjetër Vehbi Barushi bënte linjën e elektricitetet në ambientin ku u gjet laboratori.  Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë.

Kronike has Heroinë