Kosova12 Nëntor 2022, 09:49

Propozimi franko-gjerman, "njohje defacto" e Kosovës nga Serbia

Shkruar nga Pamfleti
Propozimi franko-gjerman, "njohje defacto" e Kosovës nga Serbia

Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi, ndonëse nuk është prezantuar zyrtarisht nga palët, po konsiderohet i duhur nga ish-ministri i Brendshëm i Kosovës dhe analistët politikë.

Sipas tyre, nga ky plan është njohja defacto e Serbisë.

“I kam lexuar disa komente të planit franko-gjerman dhe mendoj se mund të diskutohet edhe në Bruksel, sepse nuk është definitive. Në tavolinën e bisedimeve, ky plan mund të modelohet mirë dhe të nxirret një projekt i mirë për shtetin e Kosovës. Njohja defacto, mospërzirja e dy shteteve në arenën ndërkombëtare. E në lidhje me mohimin e këtij plani nga krerët e shtetit, Mustafa e quan gabim. Ai thotë se Qeveria me ftesën që iu ka dërguar partive opozitare ka dashur t’i njoftojë për këtë plan. Në atë plan ka kompromise të mira por edhe të dhimbshme për Kosovën, por që ekziston. Tash është dhënë mundësia që ky plan të diskutohet edhe në Bruksel, dhe aty mund të përgatitet një ‘brum’ i mirë që të krijohet një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Mustafa për EO.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, vlerëson se me këtë plan, Bashkësia Ndërkombëtare synon t’iu tregon vendeve mosnjohëse që Kosova dhe Serbia e pranojnë njëra-tjetrën.

“Ne mund të flasim hipotetikisht vetëm mbi atë që e kemi parë në medie, dhe atë që e kemi parë, unë mendoj se është një plan solid për Kosovën, pra për të ecur tutje Kosova e jo Serbia, sepse kjo është një lloj kamuflimi i gjithë çështjes që të ju tregohet vendeve mosnjohëse se në një mënyrë Kosova dhe Serbia e kanë pranuar njëra-tjetrën, pra është shumë mirë e formuluar në aspektin diplomatik që Serbia de-facto e njeh pavarësinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Prishtine dialogu Kosovë-Serbi Propozimi franko-gjerman