Aktualitet13 Maj 2019, 10:05

Protesta e opozitës, Salianji: E kaluam cakun e protestave, populli ka kaluar në revoltë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, Salianji: E kaluam cakun e protestave, populli ka

Ervin Salianji, ish-deputet i PD foli për atë se çfarë do të ndodhë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës, në orën 18:30. Salianji tha se tashmë ka kaluar situata e protestave dhe se jemi në fazën e revoltës. Ai theksoi se nuk do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor.

“Ne tani jemi në rezistencë. Tani po kalon në situatë revolte. PD i ka kaluar situatat e protestës. Në 30 qershor nëpërmjet dhunës nuk do të lejohet të ketë zgjedhje. Votim ka pasur edhe në kohën e komunizmit, por votime farsë nuk do të lejojmë. Ka forma të shumta për të bërë të pamundur procesin zgjedhor. Ne nuk do të marrim armët”, tha Salianji.

Aktualitet