Protesta e studentëve për tarifat, Rama ia kalon kompetencat fakultetit: Universitetet të shikojnë VKM

Protesta e studentëve për tarifat, Rama ia kalon kompetencat fakultetit: Universitetet të shikojnë VKM

Pas protestave të studentëve të Universiteteve të ndryshme në Tiranë, ka ardhur  një reagim sqarues nga kryeministri Rama për  të gjitha pretendimet e atyre studentëve që bojkotuan auditoret dhe protestuan përpara Ministrisë së Arsimit për tarifën e lëndëve të mbartura dhe tarifën e studimeve.

Rama ka renditur 5 faktet lidhur me protestën prej dy ditësh dhe paralajmërimet e studentëve për të bojkotuar masivisht auditoret nga dita e nesërme. 

Kryeministri shprehet se tarifat e studimeve përcaktohen nga universitetet dhe jo nga Ministria e Arsimit, duke shtuar se që nga viti 2014 nuk është rritur asnjë tarifë. Sa i takon tarifës së mbetësve, Rama kujton se efekti i saj nis nga viti tjetër. 

Postimi i Ramës:

Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti