Aktualitet13 Janar 2019, 14:30

Protesta e studentëve përballet me “dallgën” e rradhës, Rama nis drejt tyre “hienat” për “trushpërlarje”

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e studentëve përballet me “dallgën” e

Protesta e studentëve përballet me “dallgën” e rradhës, Rama nis drejt tyre “hienat” për “trushpërlarje”

Kyeministri Edi Rama njoftoi në Tëitter se nga dita e nesërme do të nisë drejt universiteteve “hiena” të ministrisë për “trushpërlarjen” e studentëve përmes propagandës, me qëllim rikthimin e tyre në bankat e auditoreve.

“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit”, shkruan kryeministri në rrjetin social.

Protesta unike dhe ndër më kreativet ndër këto vite po kalon mes dallgësh ndaj të cilave duket se nuk po e ruan fuqinë.

Megjithatë të rinjtë duhet të vijojnë ta formëzojnë të ardhmen, me gjithë peshën e madhe për supet e tyre.

 

 

Aktualitet Rama. studente