Aktualitet22 Maj 2019, 16:24

Protesta e studentëve, Shahini: E turpshme! Shfaqe teatrale e opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e studentëve, Shahini: E turpshme! Shfaqe teatrale e opozitës

Protesta e studentëve, Shahini: E turpshme! Shfaqe teatrale e opozitës

Ministria e Arsimit Besa Shahini ka reaguaur pas protestës së sotme të studentëve. Sipas ministries, figura e studentëve u dhunua nga një grup njerëzish partiak. Shahini e quajti të turpshme që e gjitha është një shfaqe teatrale e opozitës.

”Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare”, shkruan ministria Shahini.

Ndërmjet psotimit në rrejetet sociale, Shahini tha se të gjitha kërkesat e studentëve do të plotësohen.

POSTIMI

Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisënjë grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune.

Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike.

Aktualitet