Aktualitet 1 Prill 2018, 14:53

Protesta në Rrugën e Kombit, reagon ambasadori britanik: Dhuna nuk është kurrë zgjidhje

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në Rrugën e Kombit, reagon ambasadori britanik: Dhuna nuk

Protesta në Rrugën e Kombit, reagon ambasadori britanik: Dhuna nuk është përgjigja

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar pas dhunës në protestën e djeshme në Kukës. Me anë të një reagimi në Twitter ai shprehet se dhuna nuk është përgjigjje.

“Thellësisht i mërzitur nga ngjarjes që u shkaktuan dje nga incidenti në autostradën në Kukës. Dhuna nuk është kurrë zgjidhje”, tha ambasadori.

Kujtojmë se gjatë protestës së djeshme qytetarët pasi u konfrontuan me policinë, nisën të qëllonin me gurë, ndërsa blutë hodhën gazlotësjellës. Po ashtu protestuesit shkatërruan dhe i vunë flakën sporteleve të biletave ku do të bëhej edhe pagesa për taksën e Rrugës së Kombit.

Pas kësaj ngjarje policia arrestoi 23 protestues, ndërsa thuhet se 14 policë u plagosën. Arrestimi i protestuesve solli reagimin e qytetarëve të Kukësit por edhe opozitës.

Aktualitet protesta në Rrugën e Kombit reagon ambasadori britanik: Dhuna nuk është kurrë zgjidhje