Kosova22 Dhjetor 2022, 12:47

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në veri të Mitrovicës, e thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”, tashmë ka filluar.

Banorët lokalë që kanë dalë në këtë tubim në Rudar të Zveçanit protestën e kanë hapur duke e shpalosur një flamur të madh të Serbisë.

Një autobus me targa të Beogradit i stërmbushur me protestues, kishte arritur në afërsi të barrikadës në Rudar disa minuta para se të fillonte tubimi.

Sipas përfaqësuesve të këtij shtabi, organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim si dhe të ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, që sipas tyre, po e mbështetë kryeministrin Kurti.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Prishtine Lista Serbe Protesta në veri Serbët lokalë në Kosovë veriu i Kosovës

Kosova