Aktualitet16 Mars 2019, 08:43

Protesta, nisen qytetarët nga rrethet drejt Tiranës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Protesta, nisen qytetarët nga rrethet drejt Tiranës (Video)

Protesta, nisen qytetarët nga rrethet drejt Tiranës (Video)

Qytetarë dhe simpatizantë të opozitës nga rrethet janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita e cila zhvillohet në orën 11:00 para Kryeministrisë.

Policia në Shkodër ka ndaluar dhe kontrolluar personat që janë në autobusë të nisur për protestë. Ndërkohë që emigrantë kana ardhur për të protestuar kundër qeverisë se Rames dhe sic thonë ata instalimit të një regjimi kriminal në vend.

“Kam ardhur nga Britania e me mua ka edhe shumë emigrantë të tjerë që duam që vendi ynë të përparojë e të mos jetë me delja e zezë e Evropes”- thotë qytetari.

Berat-Nisja e autobusëve me protestues u bë përpara selisë së PD të Beratit rreth orës 07:00. Protestuesve te PD-së i’u janë bashkuar edhe përfaqësuesit dhe militantët e LSI-së.

Korçë-Janë nisur drejt Tiranës 1400 qytetarë. Protestuesit janë me autobusë, por edhe me mjete personale.

Fier-Kreu i PD Luan Baçi denoncon përsëri presionin e policisë. Ai shprehet se vetëm mëngjesin e sotëm janë marrë ne tel nga policia një numër i lartë protestuesish duke ju thënë që duhet të paraqiten ne orën 8.00 në polici.

Lezhë-Nisja e protestuesve nga Lezha është bërë në mënyrë të organizuar me autobuz dhe me mjete privatë të organizuar nga dega e PD në Lezhë.

Elbasan- Deri në orën 8 janë nisur 5 autobusë. Po kështu demokratët po nisen nga Librazhdi, Cërriku, Gramshi dhe Peqini.

Lushnje-Sipas PD janë nisur rreth 1 mijë qytetarë, kryesisht me mjete personale. Pjesë e protestës janë edhe qytetarë pa bindje politike.

Vlorë-Rreth 16 autobusë janë nisur nga tre pika të ndryshme në qytet por edhe ne disa fshatra. Sipas PD janë rreth 2 mijë qytetarë që janë nisur drejt Tiranës.

Aktualitet nisen qytetarët nga rrethet drejt Tiranës (Video) Protesta