Politike31 Mars 2018, 12:27

Protesta për Rrugën e Kombit, Basha thirrje Ramës: Tërhiqu nga dhuna dhe taksa

Shkruar nga Pamfleti
Protesta për Rrugën e Kombit, Basha thirrje Ramës: Tërhiqu

Basha paralajmëron konferencë urgjente, pritet demaskim me dokumente ekskluzive

Pas dhunës në Rrugën e Kombit ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha. Ai ka akuzuar policinë se ka dhunuar protestuesit, ndërsa i ka bërë thirrje Ramës që të tërhiqet.

“Edi Rama e vendosi këtë tarifë me dhunën e kartonëve në parlament dhe dhunën e policisë për të grabitur qytetarët. Kjo tarifë është ndëshkim për një nga zonat më të varfra të Shqipërisë. Kjo është revolta që Rama thotë se nuk ekziston.

Ky është populli me të cilin Rama u tall. Nga nesër një grabitje tjetër e madhe do të bëhet me rritjen e taksës së pronës dhe biznesit me TVSH. Sot qytetarët i treguan Ramës se një qeveri anti-kombëtare nuk e mposht dot.

I kërkoj Ramës, që të pezullojë tarifën, të tërheqë policinë dhe të ndalë dhunën barbare. Revolta e banorëve buron nga padrejtësia dhe dhunë qeveritare”

Video:

Politike Basha thirrje Ramës: Tërhiqu nga dhuna dhe taksa Protesta për Rrugën e Kombit