Bota 1 Shtator 2019, 20:29

Protesta të mëdha, protestuesit bllokojnë rrugët që çojnë për në aeroport

Shkruar nga Pamfleti

Protesta të mëdha, protestuesit bllokojnë rrugët që çojnë për në aeroport

Protestat në Hong Kong janë duke vijuar me ritme të shpejta. Mijëra protestues bllokuan ditën e sotme (1 shtator 2019) rrugën dhe rrjetin e transportit publik, që të çon në aeroport.

Sot raportohet se janë anuluar dhjetëra fluturime.

Protesta vjen disa orë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në qendër të Hong Kongut, ku disa protestues ndezën zjarre dhe hodhën koktej molotovi, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

Kjo është një përpjekje për të tërhequr vëmendjen për luftën e tyre për më shumë demokraci.

Protestat në Hong Kong kanë nisur 12 javë më parë, fillimisht për të kundërshtuar një ligj të ekstradimit.

Eric, një student 22-vjeçar, tha për Reuters: “Të na thuash të mos protestojmë është sikur të na thuash të mos marrim frymë. Unë mendoj se është detyra ime të luftojmë për demokracinë. Ndoshta ne fitojmë, mbase humbasim, por luftojmë.”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Protesta të mëdha protestuesit bllokojnë rrugët që çojnë për në aeroport