Aktualitet11 Maj 2019, 15:51

Protestat e mëdhaja të opozitës s’kanë fund, ish-deputeti: Kjo është protesta më e madhe

Shkruar nga Pamfleti
Protestat e mëdhaja të opozitës s’kanë fund,

Protestat e mëdhaja të opozitës s’kanë fund, ish-deputeti: Kjo është protesta më e madhe

Dhjetëra protestues nga Fieri janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga opozita. Kreu i PD-së së Fierit, ish-deputeti Luan Baçi deklaroi se nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike duke i bërë thirrje policisë të mos intimidojë protestuesit. Më tej Baci shtoi se kjo është protesta më e madhe e opozitës, ndërkohë të njëjtën gjë tha edhe palopka në protestën e kaluar.

“Nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike. Kjo është protesta më e madhe e opozitës. Thirrje policisë së Fierit të mos intimidojë protestuesit, një veprim ky i përsëritur. Protesta do të mbyllet kur të vendosin qytetarët. Policia të ndalojë presionet dhe shantazhet në banesat e qytetarëve”, u shpreh Baçi, i cili akuzoi policinë se ka kontrolluar banesat e qytetarëve që marrin pjesë në protestë.

Sipas tij, zgjedhjet do të bëhen me një qeveri teknike pa Ramën kryeministër.

“Përsa i përket kandidaturave të PS, ata kanë punën e tyre në tonën. Një gjë është e qartë. Nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike, lokale apo të përgjithshme. Zgjedhjet do të bëhen me një qeveri teknike, pa Ramën kryeministër. Vetëm atëherë do të futemi në zgjedhje”, tha Baçi.

Aktualitet Fier Luan Boci