Politike13 Gusht 2019, 10:28

‘Protestuan jo për ‘Monën dhe Lulin’, as për presidentin që u vjedh floririn’, revoltohet Spahiu, sulmon Bashën, kr

Shkruar nga Pamfleti

‘440 të plagosur jo për “Monën dhe Lulin”, protestojnë jo për të mbështetur presidentin që u ka vjedhur floririn’, revoltohet Spahiu, u kthehet kundra të gjithëve

Ish aleati i PD, Kreshnik Spahiu i është kthyer kundër kreut të demokratëve Lulzim Basha. Në një reagim të fundit, Spahiu ka paralelizuar situatën që po ndodh në Rumani, ku populli rumun ka dalë në portestë kundër qeverisë aktuale atje me protestat e oragnizuara në Tiranë nga lideri demokrat Basha.

Spahiu ka kritikuar edhe protestuesit shqiptarë, ku është shprehur se ndryshe nga këta të fundit që zgjedhin të bëjnë plazh, protestuesit rumunë  janë derdhur në shesh për të protestuar kundër qeverisë. Ai ka ironizuar se ndhyshe nga protestuesit tanë, rumunët nuk protestojnë që të kthejnë në pushtet Monën dhe Metën. Ndryshe nga protestuesit tanë, nuk janë njerëz të ‘blerë’ të marrë m autobus nga Kamza dhe Shkodra. Ai ka thënë se në atë protestë janë plagosur 440 protestues, por që nuk duan që të kthejnë në pushtet ish-kryeminstra siç këta tanët dunë të kthejnë Berishën, është shprehur Spahiu.

Më tej duke sulmuar Bashën ai ka thënë se rumunët nuk kanë mbajtur një lider që t’u mbajë një fjalim, për më tepër një politikan milioner.  

Statusi Kreshnik Spahiut

Shikoni çfarë bën populli rumun, 440 të plagosur jo për “Monën dhe Lulin”

Dje populli rumun e kalli Bukureshtin dhe kryeministrinë! 
50.000 emigrantë u derdhën në shesh, jo për plazh si shqiptarët!
Nuk kërkonin as rikthimin e Monikës dhe as të Berishës në pushtet.
U plagosën 440 protestues dhe nuk kishin ardhur me autobus nga Bashkia Kamëz apo Shkodër! 
Kërkonin arrestimin e çdo politikani miliarder në qeveri apo në opozitë dhe nuk mbështesnin presidenitin që ka vjedh floririn.
Kërkonin rrëzimin e qeverisë dhe e akuzonin që është përgjegjëse që ata kanë emigruar por nuk u mbajti fjalim asnjë udhëheqës që ka 30 vite në politikë!
Drejtësia rumune e arrestoi ish-kryeministrin, ndërsa shqiptarët kërkojnë ta rikthejnë atë për herë të katërt
Luftojnë për një drejtësi të pastër dhe nuk e kanë liderin me 4 dosje në prokurori.
Kërkojnë largimin e miliarderve dhe nuk kanë në krye të protestës një milioner.
Kërkojnë zgjedhje të lira sepse ndryshe nga emigrantët shqiptarë ata mund të votojnë edhe atje ku punojnë në Gjermani, Itali, Francë etj, sepse qeveria dhe opozita e tyre nuk i ka gënjyer si Berisha dhe Rama por u kanë njohur të drejtën e votës!
Fundja në zgjedhjet e fundit, ata ndryshuan qeverinë sepse nuk e shitën votën me 50 euro për partinë!
Ata kanë treguar se dinë cfarë është revolucioni.
Ata e vranë diktatorin Çaushesku për të ndërtuar një sistem të ri. 
Revolucionet kërkojnë kauzë dhe nuk mund të inspirohen nga ish-pushtetarët e 3 dekadave.

Ju lutem #shpërndajeni

codramol
smile

Politike ‘Protestuan jo për ‘Monën dhe Lulin’ as për presidentin që u vjedh floririn’ kritika protestuesve revoltohet Spahiu sulmon Bashën