Aktualitet28 Shkurt 2019, 11:52

PS dhe çelësat e pushtetit, peng të një kryetari partie e kryeministri, që i hiqen zvarrë ministra e deputetë

Shkruar nga Pamfleti

PS dhe çelësat e pushtetit, peng të një kryetari partie e kryeministri, që i hiqen zvarrë ministra e deputetë

Si është e mundur, që 110 mijë anëtarë të PS, njerëz me integritet e potencial, aktivistë e drejtues me pëvojë partiake e institucionale, plotësisht më të zotë, më të moralshëm e më të pëgjegjshëm se Edi Rama, po lejojnë te jetë kryetar partie dhe kryeministër, një njeri me dizekuilibër të dukshëm në komunikim, kryehajdut në detyrë, mosmirënjohës ndaj votës popullore, kryebandit në pushtet dhe anormal në vendim-marrjen qeveritare

“Krye-rilindësi” Edi Rama, dekoruar “Kryelegjionar nderi” në Francën ku nuk e njohin dhe damkosur “Ikon turpi” në Shqipëri, pasi përdhosi moralin e PS, duke e mbushur me kriminelë, katandisi deputetët e saj, të futen ilegalisht në seancat parlamentare e të dalin fshehurazi 1 e nga 1, si ish-anëtarët e njësiteve guerile, nga frika se denigrohen, qëllohen, pështyhen e hiqen zvarrë nga populli.

Kështu ndodhi me zë e më figurë, në seancën e ditës së martë, kur protestuesit rrethuan, denigruan e hoqën zvarrë, ministrin e lejeve mjedisore të koncesioneve mafioze, Blendi Klosi dhe deputetin Paulin Sterkaj, ndërkohë që ministrja Balluku, nuk iu afrua fare parlamentit, ndërsa 5 deputete e ministre, u fshehën brenda një kioske.

Ky realitet, është turp për partinë më të madhe shqiptare dhe është emergjente, që pjesa e pa inkriminuar dhe normale mendërisht brenda PS, të zgjohet e të veprojë, për të evituar zhdukjen e PS, por së pari, të shuajnë shkëndijën e prag-tragjedisë kombëtare, që kanë inskenuar Berisha-Metaj, të cilës po i hedh benzinë Edi Rama, me kryeneçësinë dhe autoritarizmi primitiv, kopje si Berisha, më 1997, më 1998 e 2011.

Ç’është, ky kryeministër psiko-delirant që vazhdon mendon, se është “Zoti” mbi tokën shqiptare dhe shqiptarët?!

 Ç’është ky kryeministër, që nuk pranon të largohet nga detyra, sikur e ka pronë private, ndërkohë që e ka bërë “blozë” krimi e korrupsioni atë funksion të lartë kushtetues, prej nga duhet të largohet jo me temena, por me pranga?!

Edi Rama e ka katandisur PS, në parti “kufomë”.E ka katandisur PS dhe qeverinë e saj, që populli, po heq zvarrë ministrat, deputetët, prefektët, kryebashkiakët e drejtorët.

E ka katandisur në çerdhe krimi e injorance, në parti që nuk gjen asnjë drejtues të profilit Dokle, Dade, Ruka, Pëllumbi, Memushaj, Leskaj, Hajdaraga, Sherifi, Çeço e shumë të tjerë.

Mbi kokat e tyre, por as pëballë tyre, nuk është hedhur asnjë fjalë, ndërsa mbi kokën e Edi Ramës, janë hedhur vezë, domate e këpucë nga protestuesit studentët dhe banorë të Unazës së Re, të Shkozës në Tiranë, të Fierit, Ballshit, Shkodrës, Kukësit, Elbasanit e Dibrës.

Mbi kokën e Lindita Nikollës, u hodh kova më salcë domateje në sy të ndërkombëtarëve, ndërsa Damian Gjiknurin e hoqën zvarrë duke e nxjerrë nga makina pas një emisioni televiziv.

Ilir Beqjen e sulmuan me sopatë e hunj, tek makina në mes të Tiranës, duke i përmendur vjedhjen e ilaçeve të të sëmurëve pensionistë dhe invalidëve paraplegjikë e Tetraplegjikë.

Vangjush Dakon e futën në thes përpara derës së bashkisë dhe e morën peng për 1 javë, deri sa ndërhyri dhe pagoi kryeministri Rama, tek miqtë e tij “shullazë e avdulaj”, që e liruan.

Qazim Sejdinit, i çuan arkivolin tek dera e shtëpisë, dhe u detyruan të ngujohej 1 muaj brenda, duke bërë mbledhjet e Bashkisë, në papafingon e vilës së dhëndrit, shef i bandave krimianle të zonës.

Tre drejtorë hipotekash, 5 drejtorë mjedisi dhe 52 drejtues e zyrtarë tatimesh, doganash, spitalesh  e mjedisi, janë shtruar në dajak nga populli, për shkak aferash korruptive!

Çfarë veprimi tjetër denigrues, duhet t’i bëhet moralit të PS, imazhit të një qeverie dhe figurës së grupit të saj parlamentar, që ta “bindë” kryeministrin dhe kryetarin e saj, se  duhet të largohet urgjent nga drejtimi i vendit e të mos duket më, as në parti dhe as në Shqipëri?

Është detyrim moral e madje kushtetues, i pjesës së pastër brenda e jashtë PS, të kërkojnë kalimin e çelsave të qeverisë, tek një kryeministër dhe ekip tjetër ministror të përgjegjshëm brenda partisë, që të kenë si kriter, vlerat e kokës dhe jo format e buzëve, gjoksit e b**ëve.

Kjo pjesë socialistësh të pastër, të zotë e me integritet, duhet të reagojnë, para se pushteti të shporret nëpërmjet përleshjes fizike popull-shtet, siç ka shenja se do ndodhë, situatë drejt të cilës, siç duket qartë, paska vendosur ta çojë Edi Rama, si i çmendur, ose si misionar i qarqeve anti-shqiptare, tek të cilët “bujtë” shpesh e bënë pazare kufijsh e trojesh./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore peng të një kryetari partie e kryeministri PS dhe çelësat e pushtetit që i hiqen zvarrë ministra e deputetë