Politike15 Korrik 2019, 15:53

PS merr në dorë gjithë bashkitë e vendit, Çuçi: Nuk do ketë largime nga puna me sfond politik

Shkruar nga Pamfleti
PS merr në dorë gjithë bashkitë e vendit,

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka komentuar situatën politike në vend dhe qëndrimet e opozitës shqiptare deri në këtë moment. Një nga pikat e diskutimit ishte dhe se si do të procedojë mazhoranca kur të marrë zyrtarisht pushtetin në ato bashki të vendit ku ka dretjuar opozita. Sipas ministrit, nuk do të ketë asnjë largim nga puna pa motivacion, por nuk u fsheh duke thënë se të gjithë ata që janë në shkelje të ligjit ose me performancë të ulët do të lirohen nga detyra.

“Do t’i menaxhojmë me modelin më të mirë që ne kemi. I kemi modelet në Shqipëri, shpresoj të ecin me modelin më të mirë për qeverisjen vendore. Qeverisja vendore, ka një rol të jashtëzakonshëm në jetën e qytetarëve. Modelet e mira do t’i transferojmë në ato bashki ku nuk ka qeverisur PS. Do të kemi një qasje shumë të matur sa i përket organizimit të bashkive të qeverisur nga përfaqësues të opozitës. Do fokusohemi në organizmin struktruror dhe funksional, nuk do ketë gjueti shtrigash. Do ketë largime për njerëz që kanë shkelur ligjin, s’kanë performuar mirë, nuk do ketë largime me sfond politik. Nuk do largohet askush që nuk e meriton ligjërisht këtë gjë.” -u shpreh Çuçi.

Çuçi ndër të tjera komentoi dhe qëndrimin e opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit ku ata pretendojnë se 85% e shqiptarëve refuzuan qeverinë Rama.

“Është e kotë, e para kanë votuar 23%, kjo nuk do të thotë që 77% nuk e duan PS. Përgjithësisht në Shqipëri votojnë 45%, sido që të jemi jemi në kushtet kur kemi vetëm si PS, kemi përkrahjes e gjysmës së shqiptarëve. Mos harrojmë se një pjesë janë jashtë. Mendoj se % e votave që kemi marr është konfirmim për të qeverisur, kemi marr më shumë vota se në 2017 si PS. Kështu duhet lexuar nga të gjithë ky rezultat, kështu duhet ta lexojnë edhe partitë opozitare nëse nuk duan të humbin betejën e tyre me elektoratin.”

Politike