Anti-Mafia 2 Nëntor 2019, 10:34

PS-Shkodër me 7 banda; kacafytje për “tregun” e 41 drejtorëve, por Rama ia dorëzon Tom Doshit dhe Ilir Beqjes

Shkruar nga Pamfleti

PS-Shkodër me 7 banda; kacafytje për “tregun” e 41 drejtorëve, por Rama ia dorëzon Tom Doshit dhe Ilir Beqjes

Ja 20 drejtoritë me para që ia ka premtuar Edi Rama Tom Doshit/ Kryeministri nuk heq dorë, nga emërimi i drejtorëve të lidhur me bandat e krimit; konfirmuar ky fakt, nga i deleguari i PS, i cili, i raportoi shefit të partisë e qeverisë; se grupi punës i “Rilindja-Shkodër”, kishte hartuar 7 lista me emra kandidatësh për 41 drejtorët rajonalë që ka qarku, të propozuar nga 7 bandat, në të cilët është copëzuar kjo mavi-mavri parti; por nuk është miratuar asnjë listë; mbasi Tom Doshi, Senida Mesi, Ilir Beqja etj., kërkojnë të miratohen “kandidatë klientët” e tyre të kaparosur

Kryeministri Edi Rama, ka përjetuar dy siklete ditën e premte, të cilët i kanë shkaktuar tronditje psikike e rrënim fundor të moralit publik, si kryetar qeverie e drejtues i PS.

Sikleti i parë, ishte me ish-kryebashkiakun Agim Kajmaku të Vorës; përballë detyrimit bashkë-kriminal ndaj të cilit, dështoi dhe e hodhi si leckë; ngaqë shkarkimin e tij nuk e kishte në dorë as ai, as Biba i KQZ e as çifti Marku-Manja; por e kishte në dorë vetëm SHBA.

Sikleti i dytë, është rrumpalla në shtabin “Rilindja-Shkodër”, ku kjo parti e degraduar në program e moral politik si grup dhe në moral individual, të drejtuesve të saj nga qendra në bazë; është ndarë në 7 banda, që po kacafyten për postet e 41 drejtorëve që ka ky qark.

Këtë krizë degradimi të PS-Shkodër e shkaktoi vetë kryerilindësi Edi Rama, me ultimatimin për dorëheqjen e drejtorëve aktualë dhe siç duket; i mbeti “kopili në derë” dhe vendosi të zgjidh personalisht këtë krizë brenda bandës. Në mbledhjen emergjnete, Edi Rama i spostoi e i bëri “hiç”, të deleguarit e kupolës qendrore; ku kryetari i grupit, Tom Doshi, është biznesmen-trafikant; e nuk do mendje të kuptohet, se drejtora në Shkodër, do caktojë miqtë, shokët, të “fortët”, ortakët dhe sekserët e tij.

Debati mes të deleguarve të “Rilindjes-Shkodër” dhe kryeministrit Rama, ka qenë tepër i tensionuar, tipik siç kacafyten krerët e bandave mafioze, që kërkojnë të marrin drejtimin e zonave, kontrollin e  territoreve, menaxhimin e pasurive dhe burimet financiare (tenderët, trafiqet e koncesionet), që afron dhe lejon pushteti.

Mirëpo kryeministri Rama, duke qenë “Sulltan” i partisë e qeverisë; i listës së deputetëve, ambasadorëve, kryepolicëve, kryebashkiakëve, prefektëve e drejtorëve; vendosi t’i përzgjedhë vetë 41 drejtorët e rajonit të Shkodrës, duke caktuar Ilir Beqjen, si krye-pazarxhiu që do hartojë listën përfundimtare.

Siç e deklaroi edhe vetë kryeministri Rama; kupola e parti “Rilindja-Shkodër”, prej 2 muajsh e komanduar nga Tom Doshi; e ka kthyer në “tender” përzgjedhjen dhe emërimin e drejtorëve, që do të thotë,  “garë me kërkesë oferte”, për ata që duan të bëhen drejtorë, shoqëruar me kushtin: Të firmosin e vulosin gjithçka, pa hapur gojë!

Nga 41 drejtori që ka Qarku-Shkodër; ja 20 drejtoritë që kërkon Tom Doshi

  1. Kadastrën e Qarkut Shkodër (Agjenci Pronash, ALUIZNI, Hipoteka).
  2. Drejtorinë e Policisë dhe Drejtorinë e Kufirit Qarku-Shkodër.
  3. Drejtorinë Rajonale Veriore të Rrugëve.
  4. Drejtorinë Arsimore të Qarkut Shkodër (DAR).
  5. Spitalin Rajonal-Shkodër.
  6. Drejtorinë e Kontrollit Ushqimor (AKU) Qarku-Shkodër.
  7. Agjencinë e Zonave të Mbrojtura-Rajoni Shkodër.
  8. Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Transporti Rrugor-Shkodër.
  9. Drejtorinë e OSHEE-Qarku Shkodër.
  10. Drejtorinë Rajonale të KESH-Shkodër (HEC-et).
  11. Drejtorinë Rajonale të Entit të Banesave-Shkodër.
  12. Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Pyje-Kullota-Shkodër.
  13. Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë-Shkodër.
  14. Drejtorinë e Doganave-Shkodër.
  15. Drejtorinë Rajonale të Tatimeve-Shkodër.
  16. Drejtorinë e Kontrollit e Rimbursimit të Ilaçeve (FSDKSH).
  17. Dretorinë e Tregut të Shumicës-Dobraç.
  18. Drejtorinë Rajonale të Metrologji-Kalbrimit-Shkodër.
  19. Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Veterinar-Shkodër
  20. Dega Rajonale të Thesarit të Shtetit-Shkodër.

 

FAKTI/ Ndarjen e PS-së Shkodër, në 7 banda dhe rrumpallën e kacafytjen mes tyre, i ka shkaktuar skenari i trafikantit Tom Doshi; për të marrë nën kontroll këto 20 drejtori “miniera ari”, me 5200 vende pune; me 35% të pasurive kombëtare; me buxhet vjetor 980 milionë euro e qarkullim aktivitetit biznesesh prodhim, treg, import-eksport mbi 4 miliardë euro në vit.

Sipas informacioneve konfidenciale, nga Kryesia e PS-Shkodër dhe kupola qendrore në Tiranë, këto 20 drejtori, pasi janë përzgjedhur nga Tom Doshi dhe banda e tij; i janë premtuar nga Edi Rama e kjo do bëhet fakt, nën maskën e përzgjedhjes nga “aligatori” i korruposionit, Ilir Beqja

Ja o shqiptarë e ju të nderuar anëtarë të thjeshtë të PS që ju përdorin si “dele-vota”; se përse po bëhet lufta e egër mes bandave të “rilindjes” në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Fier, Dibër, Korçë etj./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia kacafytje për “tregun” e 41 drejtorëve por Rama ia dorëzon Tom Doshit dhe Ilir Beqjes PS-Shkodër me 7 banda