Pse disa kanë frikë se mos humbasin virgjërinë? Ja si përgjigjet doktoresha

Jam një vajzë 17 vjeçe dhe doja të bëja disa pyetje. Pse disa kanë frikë se mos humbasin virgjërinë? Përse është e rëndësishme ajo? Po orgazma çfarë është sepse i dashuri im flet shumë për të. 

Tabuja e virgjërisë është një nga konceptet e para që njeriu ka ndërtuar dhe që i ka rezistuar kohës. Madje edhe sot në shumë vende, përfshirë edhe këtu tek ne, ka një vlerë gati fatale, që vendos për fatin e femrës. Ka shumë djem, natyrisht me një nivel jo të lartë, që u duket si vlerë virgjëria dhe tregues që është vetëm ai që e dominon këtë “send” (femrën). Dhe ka shumë femra që e pranojnë këtë status. Më vjen mirë që ju nuk bëni pjesë në këtë grup. Jeta juaj intime, eksperiencat tuaja janë çështje vetëm e juaja dhe nuk duhet të lejoni njeri që t’jua diskutojë këtë pjesë të jetë. Orgazma është ajo gjendje psiko-emocionale ku njeriu, nëpërmjet kënaqësisë, arrin të ulë shkallën e tensionit. Orgazma është quajtur e kundërta e vdekjes.

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti