Aktualitet 5 Maj 2018, 10:50

Pse hesht Armand Duka për vendimin e gjykatës së Tiranës? Ja skenarët për zgjedhje të jashtëzakonshme të asamblesë së

Shkruar nga Pamfleti

Pse hesht Armand Duka për vendimin e gjykatës së Tiranës? Ja skenarët për zgjedhje të jashtëzakonshme të asamblesë së FSHF dhe ndërhyrja e politikës

Federate Shqiptare e Futbollit organizoi zgjedhjet e asamblesë së saj më 7 shkurt, një proces që pati mjaft probleme dhe që solli edhe një përplasje midis kreut aktual Armand Duka dhe rivalit të tij, deputetit socialist Bashkim Fino. Zgjedhjet prodhuan të njëjtin rezultat prej 16 vjetësh, konfirmojnë Armand Dukën në krye të qeverisë së futbollit shqiptar. Por në këto zgjedhjet e fundit rivaliteti ishte i madh dhe Duka ishte në ankth gjithë kohës, pasi ai e ka humbur mbështetjen e futbolldashësve në vend dhe shumë klubeve në Shqipëri.

Në fakt, diferencën prej kaq vitesh në zgjedhje e bëjnë 12 vota, 8 nga të cilat janë shoqatat sportive rajonale që varen direkt nga FSHF, si dhe 4 shoqata të tjera brenda fededetaës që janë ajo e arbitrave, trajnerëve, gjyqtarëve dhe e futsallit. Të 12 votat janë pro Armand Dukës, sepse prej tij paguhen.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bashkim Fino nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve dhe premtoi se do ta conte cështjen deri në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS). Ndërkohë, FSHF mblodhi dokumentacionin e asamblesë dhe e coi në gjykatë për regjistrim. Pra, që gjykata të njihte zgjedhjet dhe organet drejtuese të dala prej këtij procesi. Por cfarë ndodhi? Me një vendim të ndërmjetëm të datës 12 mars, Gjykata e Tiranës i kërkoi FSHF-së dhe Dukës të sillnin dokumentacionin e plotë për disa cështje dhe i la dy javë kohë ta bënin këtë.

Më 26 mars, Gjykata e Tiranës vendosi të mos e regjistrojë strukturën e re të federatës, për mungesë dokumentacioni dhe aktesh, duke sjellë për herë të parë në rang juridik paligjshmërinë e FSHF-së. Tronditja në radhët e zyrtarëve të federatës dhe vetë Dukës ishte e madhe. Gjykata po vërtetonte akuzat dhe dyshimet që kishte ngritur Bashkim Fino, rival i Dukës. Gjykata e Tiranës ftonte FSHF-në që t’i drejtohej Gjykatës së Apelit nëse kishte kundërshti.

Por FSHF në mënyrë arrogante deri më tani nuk i është drejtuar Apelit, por ka hyrë në lojën politike për të gjetur mbështetës që do ta legjitimonin në qeverisjen e futbollit në vend. Dihet që klani Duka është i fuqishëm në biznes dhe në politikë, pasi vëllai i Armand Dukës, Agron Duka, është kryetar i një partie opozitare dhe është në koalicion me opozitën e Lulzim Bashës, prej së cilës merr mbështetje. Por është tjetër gjë politika dhe konjuktura politike, krahasuar me vendimet juridike të gjykatës që janë kusht për zbatim.

Cështja është koklavitur dhe më tej, pasi Arbitrazhi Sportiv në Shqipëri nuk jep dot zgjidhje, pasi FSHF e Dukës edhe pse në thelb e kishte detyrim, në fillim të krijimit të saj nuk e ka njohur autoritetin e këtij institucioni, për pasojë kërkesa e Dukës që të japë zgjidhje nuk merret për palë që nuk janë anëtare. Një mish-mash që nuk ka zot që e zgjidh. Për këtë arsye Duka ka nisur t’i lëpihet Sali Berishës dhe Ilir Metës, por edhe mekanizmave që “Doktori” dhe “Ilri Floriri” i kanë fort për zemër.

Skenarët që do të diktojnë zhvillimet në FSHF në pikëpamjen e Dukës janë ogurzi, sepse operojnë mbi paligjshmërinë. Organet drejtuese që nuk njihen nga gjykata nuk mund të marrin vendime të ligjshme dhe kjo është shqetësuese. Pra FSHF dhe struktura e saj drejtuese në tërësi në këtë moment nuk njihen nga gjykata dhe duhen bërë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Për këtë arsye kanë nisur të diskutohen nën tavolinë skenarët e mundshëm. Për momentin Duka as ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa presioni i drejtësisë, por edhe i Kuvendit që i ka bërë një kërkesë Tatimeve për të zbardhur veprimtarinë financiare të federates, të cojnë në drejtimin se lufta ka nisur e fortë e në shumë plane. Përfundimi është i vështirë të parashikohet, por e sigurt është se futbolli shqiptar është në udhëkryq dhe pa të ardhme. /Pamfleti Sport

 

Kryesore