Pyetje që bëhet prej 75 vitesh; se përse ne populli vazhdojmë e pranojmë dhunimin, denigrimin e skllavërimin dhe heshtim; se përse ndahemi në ngjyra partiake, duartrokasim e përleshemi kafshërisht mes familjesh, fisesh e zonash, në luftë për pasurimin, luksin dhe kapardisjen e atyre që marrin miliona lekë paga, që shqyejnë toka e troje, që po thajnë lumenjtë, pushtojnë, copëtojnë e shesin detin, po rrafshojnë malet e shkatërrojnë minierat për të nxjerrë miliarda
Çdo javë dëgjojmë që kryeministri Rama dhe 3-4 persona të besuar pranë tij, me poste shteti ministra e deputetë, firmosin nga 1 koncesion të pasurive e shërbimeve kombëtare, me vlerën më të vogël 70 milionë euro e vlerën më të madhe 280 milionë euro, të cilat, paguhen nga taksat e ne popullit për 10-45 vite.
Se cilët janë ata, që përfitojnë nga ky maskarallak i miratuar me vendime qeverie në këto 30 vite, kjo nuk ka nevojë, as për shkencë e as për hetime, sepse ka prova të shumta, që PPP-ja është marifet zyrtar, për vjedhje ligjore. U shpik si “metodikë” nga banda “Berisha-Meta”; u mbajt në fuqi dhe u shtua nga banda “Rama-Meta” e prej 2 vitesh vazhdon më përbindshëm, nga banda “Rama-Balla-Gjiknuri”, me të cilën po zhvaten milona euro buxheti me koncesione fantazma, të cilat figurojnë vetëm në letra e projekte, që kushtojnë psh., 1 lekë, por verësohen 100 lekë.
Nëse kjo vjedhje është krim; shqetësim është heshtja e shqiptarëve, përballë kësaj masakre financiare, që bëhet nga një grup 4-5 hajdutësh në çdo pushtet, maskarenj e kriminelë me poste ministri, deputeti, drejtori e kryeministri, të cilët vjedhin hapur duke dhënë PPP pa asnjë vlerë në interes e dobi të ne popullit, apo vendit tonë dhe me afate aq të gjata sa mbarojnë kur të bëhen 30-50 vjeç ata që linden sot.
Ndërsa ne populli vazhdojmë heshtim, vazhdojmë i votojmë, i duartrokasim dhe pas çdo marrje pushteti prej tyre shkojmë paguajmë taksa e tarifa që horrat e qeverisë dhe bark-derrat e bashkive i shtojnë çdo muaj. Nuk reagojmë për asgjë; as për naftën që ka shkuar sa tre litra qumësht, as për bukën me miell kancerogjen, as për faturën e ujit dhe energjisë elektrike që ka shkuar sa 5%-15% e pensionit mujor etj.
Ndërkohë ai gazetar, ajo media e ai qytetar që reagon kërcënohet, gjobitet hiqet nga puna e sulmohet duke krijuar klimën e heshtjes së imponuar e ndëshkuese, për të mos reaguar për vjedhjen që po bëhet me PPP, koston e të cilave do ta kenë “trashëgimi borxhi” brezat.
Ne shqiptarët e mbetur në Shqipëri jemi gati të gdhihemi në rrugë të përvëlohemi në zjarr gomash makine e të mbytemi në gaz lotësjellës policor; ose të vritemi me njeri-tjetrin, kur skllavi “blu”, shan kryehajdutin e kllevërve “rozë, mavi e të kuq”, por nuk reagojmë, kur këta bashkërisht dhe veç e veç si banda partiake pushteti me PPP-të që japin për familjarët dhe klientët e tyre na vjedhin taksat, ndihmën ekonomike, pagat e pensionet.
Është absurde kjo “tharrje truri” e shqiptarëve, që heshtin e ulin qafën kur vidhen, qeshin kur tallen lumturohen kur vuajnë dhe ulin kokën kur tërhiqen zvarrë, sekuestrohen e burgosen me polici edhe nëse nuk kanë mundësi të paguajnë as taksën e televizorit!
Është vërtetë absurde, kjo “heshtje popullore” e ne shqiptarëve, megjithëse hajdutët, kriminelët dhe shkatërruesit e jetës e të vendit, i kemi patur dhe i kemi përballë e mbi shpinë prej 75 vitesh, por vazhdojmë qëndrojmë “mumje”, kur e dimë që sunduesit e PPSH na varfëruan; batakçinjtë e “SUDE”-s na vodhën edhe lugët; ndërsa horrat e PPP-ve po na grabisin pasuritë personale e kombëtare./Pamfleti/