Pse heshtin Rama dhe Basha për ridefinimin e kufijve të Kosovës.

Pse heshtin Rama dhe Basha për ridefinimin e kufijve të Kosovës.

 Kryeministri thotë se e kanë akuzuar gjithnjë, kreu i PD ka hallin mbylljes së dosjes serbe të tij

Gjatë gjithë debatit të zhvilluar përmbi 2 javë për tezën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ridefinimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, kanë folur të gjithë.

Politikanët shqiptarë në të dy anët e kufirit, politikanët e Serbisë që nga Vuçiç, ata fqinjë e deri tekqëndrimi zyrtar i partnerëve tanë të mëdhenj, SHBA, Gjermania e vende të tjera të BE, kanë dhënë qëndrimet e tyre. Shumica kundër ridefinimit të kufinjve.

Madje Sali Berisha njeriu që nuk ka për gjë të falë territor por dhe të furniziojë Milosheviçin me naftë dhe armë duke thyer embargon e OKB, e ka cilësuar tezën e Thaçit një tradhëti.

Shpërtheu debati Thaçi-Berisha, nuk i lanë gjë pa i thënë njëri tjetrit me libër shpie, derisa tani flasin për njëri tjetrin në vetën e tretë.

Shpërtheu debati dhe mes analistëve, shumica prej të cilëve ishin kundër tezës së Thaçit, por kanë folur dhe radikalët si sot Sheshel që tha se sapo të shkatërrohet NATO Serbia jo vetëm do të pushtojë me armë Kosovë, por dhe Shqipërinë dhe do dalë në det në Durrës.

Të vetmit që nuk kanë folur kur ka mbi dy javë që ka shpërthyer ky debat janë Edi Rama dhe Lulzim Basha, njëri kryeministër i vendit, tjetri kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër.

Të dy kanë heshtur. Rama ka heshtur me argumentin se gjithnjë deklaratat e tij kanë shkaktuar probleme në Kosovë duke e akuzuar atë për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

Të paktën kështu shprehet në ambiente në ngushta kryeministri Rama për të justifikuar heshtjen e tij për këtë çështje. Pavarësisht se është akuzuar se ai është pro Thaçit në tezën e ridefinimit të kufijve me Serbinë, madje është prapa këtij propozimi, Rama sërish ka heshtur.

Dhe në të vërtetë është pro, pasi një nga këshilltarët e tij, Baton Haxhiu i ka mëshuar kësaj teze fort sot dhe është për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë që heshtja e Lulzim Bashës ka një problem tjetër që nuk ka lidhje fare me qëndrimet që kanë mbajtur politika dhe media e Kosovës ndaj tij, pasi ai ka heshtur që kur ka hyrë në politikë.

Arësyeja e vetme e heshtjes së Bashës për tezën e Thaçit është dosja e tij serbe që ka të bëjë me misionin faktmbledhës bashkë me Argita Berishën në Mitrovicë, ku të gjithë ish komandantët i përfshinë si kriminelë luftë.

Kjo dosje e Bashës dhe Argitës shkoi në Hagë por dhe në Beograd, dhe mbi bazën e saj, Haga i gjykoi me akuzën për kriminelë luftë, ku dolën të pafajshëm, ndërsa Serbia i futi në listën e interpolit si kriminelë lufte Thaçin, Haradinajn, Limajn etj.

Ndaj shkëmbimi i territoreve sidomos fakti që Mitrovica e Veriut mund t’i kalojë Serbisë në këmbim të Preshevës, i volit Bashës dhe është një çlirim për të, duke bërë që të jetë pro tezës së Thaçit.

Pra ndonëse kanë arësye të ndryshme për të heshtur, Rama dhe Basha kanë të njejtin qëllim: mbështetjen ndaj tezës së presidentit Thaçi për ridefinim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë./Pamfleti

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti