Aktualitet24 Prill 2018, 09:49

Pse Luli ka frikë të urojë Majlindën?!

Shkruar nga Pamfleti
Pse Luli ka frikë të urojë Majlindën?!

Pse Luli ka frikë të urojë Majlindën?!

Dje në mesditë Majlinda Bregu njoftoi se kishte fituar një garë të rëndësishme dhe tashmë ajo do të jetë pjesë e një prej strukturave më të rëndësishme të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

Majlinda u zgjodh në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe pati reagime të menjëhershme publike. Urime që vinin për shkak se një zonjë, me një eksperiencë brilante në çështjet e integrimit të Shqipërisë.

Me integritet dhe profesioniste, për të herë të parë në historinë e demokracisë së Shqipërisë do të mbante një post të rëndësishëm në nivelet e larta të BE-së, që përtej fitores së garës prej saj së pari është fitore për gratë dhe zonjat shqiptare dhe një “shpullë” për kastën tonë politike.

Urime pamë nga mediat, nga politika, në të gjitha anët. Publike dhe të sinqerta. Por nuk pamë çuditërisht urimin e Lulzim Bashës, njeriun që e përjashtoi Majlinda Bregun si deputete rreth një vit më parë dhe e zëvëndësoi me çunin e Fahriut apo me dumbashistët e grupit parlamentar të PD-së.

Në fakt dje Lulzim Bashës i ka rënë zija për fitoren e Majlindës dhe këtë e tregoi me vepra. Që është infantile në politikë, i paaftë dhe i pandryshueshëm.

Luli thotë çdo ditë se i ka kuptuar gabimet e tij dhe ka reflektuar. Si ka mundësi që pas gjithë reflektimit të tij as nuk e uron zonjën Bregu?

Kjo e fundit dje në mesazhin e saj falenderues i jepte peshë EPP, të cilët janë partia europiane, mëmë e Partisë Demokratike. Për EPP dhe grupin parlamentar të tyre, zonja Bregu është një aset, pasi e ka mbështetur në garën e saj dhe ajo i falenderonte.

Por, për Lulin që nuk ndryshon, Majlinda ngelet kritikja e tij më e mënçur dhe më e ditur se Luli. Një rrezik potencial për karrigen e tij, prandaj dhe nuk del dot nga zija dhe të tregojë se vërtetë ka reflektuar, qoftë dhe me një urim me lot në sy.

Inati i Bashës nuk ka të sosur, por “uthulla e fortë prish enën e vet”-thotë populli, ashtu si Lulzim Basha me paaftësinë e tij epike dhe inatin pa fund po shkërmoq Partinë Demokratike./CNA

Forum Pse Luli ka frikë të urojë Majlindën?!