Aktualitet19 Maj 2019, 10:31

Pse një marrëveshje e dytë Rama-Basha është e pashmangshme?

Shkruar nga Pamfleti
Pse një marrëveshje e dytë Rama-Basha është e

Shqipëria është duke jetuar në një kohë kur politika vijon të ketë monopolin e gjithë jetës publike të vendit, ka mazhorancën, ka dhe pakicën, ka drejtësinë ka dhe vendimet. Dhe në kontesktin e sotëm politik në vend politika ka dhe krizën, por ka dhe zgjidhjen.

E njëjta gjë ndodhi edhe 2 vjet më parë kur Lulzim Basha vendosi të futej në çadër për të mos hyrë në zgjedhje medemek se “narkoqeveria” sipas tyre I kishte blerë zgjedhjet para se të zhvilloheshin dhe I kontrollonte ato me krimin e organizuar.

Në 2019 kriza u ngjit në një shkallë tjetër më sipërore ku opozita e bashkuar (kujtojmë: PD, LSI dhe aleatët e vegjël) vendosën të braktisnin parlamentin dhe vullnetin e zgjedhësve të tyre duke djegur mandatet e deputetëve.

Kriza të tilla kanë ndodhur edhe më parë të shkaktuara edhe nga partia që sot është në pushtet dhe fizionomia e krizave politike në Shqipëri është thuajse katërcipërisht e njëjtë, sepse në fakt sistemi politik është I njëjti dhe nuk mund të presësh që kur prodhon një herë krizë, të mos prodhojë gjithmonë të njëjtën gjë, siç në fakt është duke ndodhur.
Por, a do të zgjidhet edhe këtë herë kriza nga një vendim i minutave të fundit?

Me gjasë po, sepse krerët e suvjekteve politike janë të njëjtët dhe qasja politike e tyre nuk është e ndryshme nga ç’ka qenë, në mos është mprehur më tepër për të bërë këtë politikë që po bëjnë.

Sistemi politik dhe funksionimi vertikal I partive në vend, ku vendimet merren vetëm nga dy persona dhe vazhdon me kapriçot për pushtet të liderit të opozitës dhe kryeministrit në këtë rast, është kthyer në problemin më të madh të politikës, që në fakt indirect në kurriz e mbajnë shqiptarët.

Qoftë me zhurmën që krijohet, kakofoninë e tensionet e stisura, qoftë me imazhin e keq të vendit në një proces si ai I integrimit në BE, qoftë në ekonomi, qoftë në shembullin që japin e shpresën që vrasin në sytë e të rinjve të vendit që shohin të njëjtin skenar dhe të njëjtat halle të pazgjidhura.

Pra, në sistem ka vetëm dy njerëz, të cilët nuk kanë rrugë tjetër se një marrëveshje e dytë, si një prelud për një krizë tjetër të radhës.

Zgjidhja e vetme për mospërsëritje është reforma e plotë në sistemin zgjedhor, demokratizimi I partive politike, ngritja e një rrjeti meritokracie të brendshme e cila do të reflektohej më pas në të gjitha fushat e jetës publike, kthimi I mundshëm nga sistemi proporcional në atë mazhoritar dhe decentralizim të vendimmarrjes e cila do të reflektohej në një transparencë më të mirë për publikun e do t’I afronte ata me vendimmarrjen. /Pamfleti

Kryesore