Aktualitet21 Korrik 2019, 19:15

Pse u duhen Pasaportat Diplomatike, gjyqtarëve që s’kanë kaluar në “Veting”? Prej 20 vitesh, i kanë marrë jashtë li

Shkruar nga Pamfleti

Sipas informacionit, alarmin për rikthimin e Pasaportave Diplomatike, nuk e ka dhënë Shoqata e Gjyqtarëve me vendim unanim, por në logon e shoqatës, është lëvizje e një bande gjyqtarësh “blozë”, të skeduar për abuzime, korrupsion, lidhje me krimin dhe pasuri gjigande të paligjshme; të cilët nuk kanë kaluar akoma “Veting” dhe ndoshta, Pasaportat Diplomatike Familjare, u duhen për t’ia mbathur

Gjyqtarët që nuk kanë kalaur akoma në “Veting”, janë vërsulur kundër VKM nr. 389, datë 12.06.2019, me të cilin, kryeministri Edi Rama, u hoqi pasaportat diplomatike, duke i futur në listë, me gjithë nëpunësit e tjerë të shtetit.

Në datën 11.07.2019, nëpërmjet shoqatës së tyre (OJF), gjyqtarët kanë depozituar “Kërkesë-Padi” në Gjykatën e Tiranës, përfaqësuar nga dy kolegë gjyqtarë, eksponentë që kanë shumë probleme me “historikun” e punës ë tyre, duke kërkuar rikthimin e privilegjit, për të patur në përdorim pasaporta diplomatike.

Është një pyetje logjike, që po bëhet shpesh këto ditë: – Përse u duhen pasaportat diplomatike, gjyqtarëve shqiptarë që nuk kanë kaluar akoma në procesin e “Veting”?

Vizat me BE janë liberalizuar dhe brenda një periudhe 3 mujore, ata mund të udhëtojnë lirshëm në 28 vendet e BE; vizat me SHBA kërkohen në ambasadë; ndërkohë që janë hequr vizat me 35 vende të rajonit, të Azisë e Afrikës, ku shumë gjyqtarë “VIPA”, anëtarë të kësaj shoqate, kanë fshehur miliardat e vëna me shitje dosjesh krimi.

Skandal në rebelimin e gjyqtarëve, për rikthmin e pasaportave diplomatike, është baza ligjore mbi të cilën ata mbështetën; mbasi asnjë ligj, nen e VKM që i referohen, nuk ka asnjë lidhje me pajisjen e tyre me pasaportë diplomatike, por vetëm me statusin, organizimin në shoqatë, të drejtën për ankime; pagat, dietat e shpërblimet financiare, gjatë ushtrimit detyrës.

Shoqata e gjyqtarëve, kërkon rikthimin e pasaportave diplomatike, duke iu referuar  kësaj baze ligjore: – Nenet 4, 116, 118 dhe 138 të Kushtetutës; Nenet 1, 2, shkronja “gj”; nenet 10 e 22 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”; Nenet 2, pika 3, 7, shkronja “a”, 10, pika 2, shkronja “b”; neni 15 shkronja “d”; neni 17, pika 1, shkronja “a”; neni 18, pika 3, neni 37, pika 3; nenet 4 e 40, pika 1/“a”, dhe neni 43, pika 2, të Ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Këto nene e ligje, nuk kanë asnjë lidhje, me dhënie, heqje e rikthim pasaportash për gjyqtarët, gjë që tregon, se qeveria ua ka dhënë në mënyrë të paligjshme pasaportat qysh nga vitit 1998, mirëpo tani që ia diktuan BE-SHBA, ua hoqi me urgjencë.

Edhe nëse pasaportat diplomatike, do t’u takonin me ligj; çudia është, se pas 28 viteve që japin vendime padrejtësie, po kërkojnë drejtësi ata që kanë dhënë mijëra vendime gjyqësore me përmbajte krimi; deri me pasoja të shumta kaonfliktesh, hasmërish e humbje jetësh njerëzore.

Po kërkojnë privilegje diplomatike gjyqtarët, këta lëtyra bark-pangour deri pa nisur detyrën; por që të përdorur e mbështetur nga politika, krijuan bandën “Gjyqtarët” e u pasuruan si “Sheikë”, duke mbrojtur krimin dhe korrupsionin; në dëm të shtetit, shoqërisë e qytetarëve, aq kriminalisht e neveritshëm, sa kur flitet për gjyqtarë e prokurorë, shqiptarët derdhin vrerë të motivuar kundër tyre./Pamfleti/


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kryesore gjyqtarëve që s’kanë kaluar në “Veting”? Prej 20 vitesh i kanë marrë jashtë ligjit Pse u duhen Pasaportat Diplomatike