Sport 4 Korrik 2019, 19:14

PSG bën boom, merr lojtarin e United

Shkruar nga Pamfleti
PSG bën boom, merr lojtarin e United

Ander Herrera është lojtari më i ri i PSG. Mesfushori spanjoll do të jetë pjesë e klubit francez për pesë vitet e ardhshme. Ai ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 prej secilës do përfitojë 7 milionë euro në sezon. Spanjolli vjen në Paris si një transferim i lirë pas përfundimit të kontratës me Mançester Junajtid.

Herrera pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë në mesfushë bashkë me Verratin. 29-vjeçari vjen me qëllimin për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga Rabiot, i larguar te Juventusi. Herrera kishte një sërë ofertash nga gjigantë të Evropës, por Parisi ishte klubi që kënaqi interesat e tij.

Sport