Sport16 Korrik 2019, 19:02

PSG nuk humb kohë, gjen zëvendësuesin e De Ligt

Shkruar nga Pamfleti
PSG nuk humb kohë, gjen zëvendësuesin e De Ligt

Abdu Dialo është zyrtarisht futbollist i PSG. Klubi parizien ka arritur marrëveshjen totale me Borusian e Dortmundit për të transferuar mbrojtësin në këmbim të 32 milionë eurove. Ndërkohë, francezi do të firmosë kontratë afatgjatë, që e mban atë në bashkëpunim me kampionët për 5 vitet e ardhshme, deri në vitin 2024. Do të mbajë numrin 22.

23-vjeçari ishte një nga më të rëndësishmit në Dortmund sezonin e kaluar, megjithatë ardhja e Humels e nxjerr jashtë loje. Ai erdhi verën e vitit 2018 në “Signal Iduna Parc” për 28 milionë euro, që shkuan në xhepat e klubit të Mainz 05. Dialo grumbullon 28 ndeshje në Bundesliga sezonin e shkuar. Gjatë kësaj kohe ka arritur ta dërgojë një herë topin në rrjetë dhe të dhurojë një asist për shokët. Pas dështimit në ardhjen e De Ligt ai pritet të jetë ngushëllimi i tifozëve parizienë

Sport De Ligt PSG