Sport 9 Gusht 2018, 17:30

PSG troket te Milani, “ankth” për drejtuesit e kuqezinjëve mund të rrëmbejnë yllin

Shkruar nga Pamfleti
PSG troket te Milani, “ankth” për drejtuesit e kuqezinjëve

Mbyllet Kampionati francez, PSG, Monaco dhe Lyon në Champions League

Paris Saint-Germain bën një tentativë tjetër për Gigio Donnarumma. Lajmin e ka shkruar “Corriere della Sera” që nënvizon se kampionët e Francës kanë ofruar rreth 40 milionë euro, por pa marrë përgjigje pozitive nga Milan, që të paktën gjatë kësaj vere e ka përjashtuar mundësinë e largimit të portierit.

Rifillimi i bisedimeve mund të ndodhë nëse përfshihen edhe Rabiot apo Di Maria. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes Leonardo dhe pronarëve të PSG lë të hapur të gjitha skenaret.

Milan aktualisht ka pesë portierë në përbërje dhe mendohet se PSG ka zgjedhur Buffon për sezonin 2018/19, por ka trokitur në derën e Leonardo për të siguruar portierin e së ardhmes.

PSG ka kërkuar Donnarumma, ndërsa Leonardo ka bërë sondazhe për Rabiot, Di Maria dhe Draxler, por të paktën deri në janar gjërat do të mbeten në vend-numëro.

Sport Milan PSG