Bota 3 Tetor 2019, 11:00

Publikohet video shokuese e të burgosurve lakuriq dhe të torturuar

Shkruar nga Pamfleti
Publikohet video shokuese e të burgosurve lakuriq dhe të torturuar

“Janë pamje të rënda, por nuk mund të kthejmë kokën nga ana tjetër”. Kështu, eurodeputeti i Forza Italia,  Antonio Tajani komenton në rrjetet sociale për një video shokuese ku shihen dhjetra njerëz të shtrirë në tokë, të zhveshur, ndërkohë që dy gjela ecin mbi trupat e tyre. Video u publikua nga vetë Tajani, i cili në Twitter denoncon “dhunimi i disatë i të drejtave njerëzore në Venezuelë. Ky është trajtimi që u bëhet të dënuarve opozitarë të regjimit të Maduros. Është ora ta ndalojmë, pa kushte”.

“Këto janë kushtet fyese ku jetojnë të dënuarit, opozitarë të regjimit në burgjet e Venezuesës – thotë europarlamentrai. Nevojitet një pozicionim i qartë i të gjithë komunitetit ndërkombëtar kundër diktaturës së Maduros. Uroj që edhe qeveria e re italiane t’i bashkohet apelit tim”.

Sono immagini forti, ma non possiamo voltarci dall'altra parte. Ecco l'ennesima violazione dei diritti umani in #Venezuela. Questo è il trattamento che ricevono i detenuti oppositori del regime di #Maduro. È ora di fermarlo, senza se e senza ma.#VenezuelaLibre pic.twitter.com/REBw2GbkDS

— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) October 1, 2019

Bota Publikohet video shokuese e të burgosurve lakuriq dhe të torturuar