Aktualitet17 Tetor 2018, 18:07

Publikon lajmin e “madh” NASA! Ky është plani brilant për njerëit, ja ku do jetojnë

Shkruar nga Pamfleti
Publikon lajmin e “madh” NASA! Ky është plani brilant

Ditëve të sotme planeti Venus nuk ka gjasa të jetë një destinacion i ëndrrave për turistët që synojnë hapësirën.

Siç zbulohet nga misione të shumta në dekadat e fundit, në vend të ishte një parajsë, planeti është një botë me temperatura ekstremisht të larta, një atmosferë toksike gërryese dhe presione dërrmuese në sipërfaqe.

Përkundër kësaj, NASA po punon për një mision konceptual që ka lidhje me planetin toksik, që quhet Koncepti Operacional i Lartësisë së Madhe Venus – (HAVOC).

Por si është e mundur një mision i tillë?
Temperaturat në sipërfaqen e planetit (rreth 460 ° C) janë në fakt më të nxehta se të Merkurrit edhe pse Venusi është afërsisht dyfishi i distancës larg nga dielli.

Për fat të mirë, ideja që qëndron pas misionit të ri të NASA-s nuk është të vendosnin njerëzit në sipërfaqen e papërshtatshme, por të përdorin atmosferën e dendur si bazë për eksplorim. Ende nuk është publikuar asnjë datë aktuale për një mision të tipit HAVOC. Ky mision është një plan afatgjatë dhe do të mbështetet në misionet e testeve të vogla për të qenë i suksesshëm.

Një mision i tillë është aktualisht i mundur, me teknologjinë aktuale. Plani është të përdoren anijet ajrore të cilat mund të qëndrojnë lart në atmosferën e sipërme për periudha të zgjatura kohore.

Sado e habitshme që mund të duket, atmosfera e sipërme e Venusit është lokacioni më i ngjashëm me Tokën në sistemin diellor. Midis lartësive prej 50km dhe 60km, presioni dhe temperatura mund të krahasohen me rajonet e atmosferës më të ulët të Tokës. Presioni atmosferik në atmosferën e Venusit në 55 km është rreth gjysma e presionit në nivelin e detit në Tokë.

Në fakt, që të qëndronit atje, nuk do kishit nevojë as për kostum të posaçëm për presionin, pasi është përafërsisht i barabartë me presionin e ajrit që do të hasni në majën e malit Kilimanxharo. As nuk do të duhet të izoloni veten, pasi temperatura këtu varion midis 20 ° C dhe 30 ° C.

Uncategorized