Anti-Mafia16 Qershor 2019, 21:42

Puç Kushtetues/ Metaj-Xhafaj-Gjonaj, kanë inskenuar botimin e ç’dekretimit të zgjedhjeve, me shënimin: “Gjendje e jasht

Shkruar nga Pamfleti

Puç Kushtetues/ Metaj-Xhafaj-Gjonaj, kanë inskenuar botimin e ç’dekretimit të zgjedhjeve, me shënimin: “Gjendje e jashtëzakonshme”

Botimi me urgjencë, i dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, bërë me urdhër të Ministrës së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si autoriteti i vetëm shtetëror që ka në vartësi “Qendrën e Botimeve Zyrtare”, është në shkelje të plotë të Nenit Nr. 10, të Ligjit  nr. 78/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”, por mashtrim është shkresa shoqëruese e Presidentit, me kërkesën: “Për botim urgjent, Gjendje e Jashtëzakonshme”, abuzime që e bëjnë të pavlefshëm këtë dekret, si dhe ngarkojnë me përgjegjësi Presidenti Ilir Meta, për mashtrim me akte zyrtare anti-kushtetuese 

Dekreti ”Meta”, për ç’dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, nuk ka autorësi vetëm bandën “Lalzi-PD-LSI”, por edhe drejtues të lartë brenda PS e qeverisë “Rama”, që njihen për lidhje të afërta familjare e interesash të zeza, në strukturat e drejtësisë e akte krimi me Ilir Metën, por edhe për “pazare nate” me Berishën e Bashën, jo se e duan njeri-tjetrin, por sepse janë bashkuar, në front hakmarrës kundër bandës “Rilindja”, për t’i marrë kolltukun në parti e qeveri.

Sipas informacionit që na ka ardhur në redaksi, nga një nëpunës i “Qendrës së Botimeve Zyrtare”, intitucion në vartësi të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thuhet se botimi i dekretit “Meta”, me urgjencë brenda 24 orëve në “Fletore Zyrtare”, është skenar i treshes Metaj-Xhafaj-Gjonaj, të njohur tashmë, për lidhje të forta pazaresh, familjare e shpirtërore mes tyre.

Që ky ç’dekretim, të quhej i vlefshëm me hyrje në fuqi sa më shpejt, duhej publikuar patjetër në “Fletore Zyrtare”, por, duhej botuar 1 “Fletore Zyrtare” brenda 24 orësh dhe kjo u bë, me urdhërin që ministrja Etilda Gjonaj, u dha shefave të “Qendrës së Botimeve Zyrtare”, për të sajuar me shpejtësi, 1 numër “Fletore Zyrtare” brenda ditës, ku të futej dhe Dekreti “Meta”, për anullimin e zgjedhjeve.

Ditën e martë datë 11 qershor, ora 10.30, në faqen elektronike të “QBZ”, u publikua “Fletorja Zyrtare”, brenda të cilës ishte Dekreti i Presidentit, Nr. 11199, datë 10.6.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018, ndërsa mediat pranë grupit PD-LSI, “çuditërisht” e publikuan si lajm, 20 minuta para shpalljes në faqen zyrtare elektronike, të QBZ e Ministrisë së Drejtësisë.

Në mesazhin e tij, nëpunësi i “Qendrës së Botimeve Zyrtare”, pasi rendit disa argumente, denoncon faktin, se vetë “Fletorja Zyrtare nr. 84”, datë 11 qershor  2019” është e paligjshme e për rrjedhojë, janë pa efekt veprues edhe aktet, dekretet, ligjet e vendimet, që janë publikuar brenda saj, me shënimin “Hyn në fuqi menjëherë”, ose “Hyn në fuqi pas botimit në Fletore Zyrtare”.

Për të patur paanshmëri ndaj palëve politike në konflikt interesi, me synim argumentimin juridik, të fakteve që denoncon zyrtari i “Qendrës së Botimeve Zyrtare”, redaksia “PAMFLETI”, u konsultua me një ekspert ligjor të “ERIALIUS”, i cili konstatoi këto shkelje administrative e penale, që bëjnë “NUL” Fletoren Zyrtare, të inskenuar për botim nga grupi Metaj-Xhafaj-Berisha, me urdhër të ministres Gjonaj, si dhe bënë “NUL”, vetë Dekretin e Presidentit e hyrjen e tij në në fuqi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ja 4 shkeljet e rënda kushtetuese e penale, që zhvlerësojnë lojën me publikikin e ç’dekretit “Meta” në “Fletore Zyrtare”

 

Anti-Mafia Gjendje e jashtezakonshme kanë inskenuar botimin e ç’dekretimit të zgjedhjeve me shënimin Metaj-Xhafaj-Gjonaj Puç Kushtetues