Sport 7 Tetor 2019, 17:08

Pulisic kërcënon Chelsean, mesazh të qartë Lampardit

Shkruar nga Pamfleti
Pulisic kërcënon Chelsean, mesazh të qartë Lampardit

Christian Pulisic nuk është i lumtur te Chelsea. Ylli amerikan firmosi për Blutë e Londrës në janar, kaloi 6 muaj në huazim te Dortmundit dhe u transferua në Angli këtë verë, me shpresën se do të ishte ai lojtari kryesor.

Megjithatë, gjatë verë u ndryshua trajneri te Chelsea. Sarri u largua drejt Juventusit, ndërsa drejtimin e mori Frank Lampard. Kjo gjë, nuk ka qenë aspak e mirë për Pulisic, pasi Lampard nuk e sheh në planet e tij.

Trajneri anglez po iu beson lojtarëve të rinj të dalë nga akademia dhe është pikërisht Mason Mount ai që po lë në stol Pulisic. Sulmuesi amerikan ka thënë për mediat se në rast se nuk luan më tepër, do të largohet nga Chelsea, ose në formë huazimi në janar, ose përfundimisht gjatë merkatos së verës.

Sport Chelsea Christian Pulisic Frank Lampard