Aktualitet 1 Maj 2018, 09:59

”Punë ka, por nuk është në kafe me lekët e mamit ose babit”, Edi Rama flet nga panairi i punës

Shkruar nga Pamfleti
”Punë ka, por nuk është në kafe me lekët e mamit

''Punë ka, por nuk është në kafe me lekët e mamit ose babit'', Edi Rama flet nga panairi i punës

“Në gjithë ndërmarrjet në Shqipëri ka vende pune”. Kështu ka deklaruar kryeministri Rama teksa ka qenë sot paradite në Panairin e Punës në Tiranë, ku është interesuar në cdo stendë të panairit për vendet që ofrohen dhe nëse ka kërkesa për punë nga shqiptarët.

Në fund të vizitës, Rama theksoi edhe njëherë atë që e ka thënë në çdo rast kur vjen fjala për punësimin.

‘’Puna nuk vjen në shtëpi, nuk është vetëm punë shteti dhe për ne është e domosdoshme të ndajmë këtë vijë, të funksionojmë si forcë lëvizëse që shtyn drejt punësimit në sektorin privat. Pagat duhet të rriten, por duhet të rritet ekonomia dhe që kjo të rritet duhet të punojmë shumë fort të gjithë.

Në këtë panair ka paga të ulëta, mesatare por edhe të larta. Punë ka, por nuk është as në kafe me lekët e mamit dhe babit ose në Facebook duke i thënë kryeministrit ‘o legen na gjej punë”.

Aktualitet Edi Rama panairi i punës