Aktualitet22 Prill 2019, 20:12

Punësoi disa persona ‘në të zezë’, biznesmeni shqiptar futet në telashe të mëdha në Angli (Emri)

Shkruar nga Pamfleti

Punësoi disa persona 'në të zezë', biznesmeni shqiptar futet në telashe të mëdha në Angli (Emri)

Një 33-vjeçar shqiptar ka dalë sot para autoriteteve të drejtësi britanike. Bëhet fjalë për biznesmenin, Ermal Lushaj mbi të cilin rëndojnë akuzat e “trafikim qeniesh njerëzore” si dhe “skllavërim” të tyre.

Shqiptari prej vitesh jeton në Rugby dhe ka në pronësi një lavazh makinash ku në të dyshohet se ka punësuar në të zezë. Megjithatë para gjykatës së “Warwick Croën Court”, Lushaj ka hedhur poshtë akuzat veprimtaritë e jashtëligjshme që ai thuhet se i kenë ushtruar midis 16 Tetorit dhe 28 Nëntorit të vitit të kaluar.

Përveç kësaj Lushaj, është lutur që t’i vijë në ndihmë një përkthyes shqiptar, pasi mohon të ketë dhunuar një person, i cili e ka akuzuar për dhunë.

Sipas ligjit të vitit 2015, policia do të bastisë në shtëpinë dhe në biznesin e Lushajt në Rugby, aty ku thuhet se viktimat e pretenduara ishin shfrytëzuar në punë. Gjykatësi Andreë Lockhart QC e shtyu çështjen për gjykim në fund të Korrikut, dhe Lushaj deri atëherë ka kohë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Aktualitet biznesmeni shqiptar futet në telashe të mëdha në Angli (Emri) Punësoi disa persona 'në të zezë'