Aktualitet20 Maj 2018, 19:29

Punime në rrjet, një pjesë e Tiranës nesër pa drita

Shkruar nga Pamfleti
Punime në rrjet, një pjesë e Tiranës nesër pa drita

Punime në rrjet, një pjesë e Tiranës nesër pa drita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me anë të një njoftimi ka treguar se për shkak të disa punimeve për mirëmbajtjen në nënstacionin e Mëzezit, disa zona të Tiranës do të kenë mungesë të furnizimit me energji elektrike.

Kështu që nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 13:00 do të mungojë energjia në Paskuqan dhe në disa biznese private të bashkangjitura në njoftimin e mëposhtëm.
Njoftim për abonentët e rajonit Tiranë

Për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, në dy fidera të nst Mëzez, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE Sh.a, njofton se do të kryhet remont.
Për këtë shkak, gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të mungojë energjia në këto zona në Tiranë: Bonifikimi, Paskuqan, Privat (Tulla, Interlines, Bonifikimi), Autostrada1, Drejtoria e karduranteve, Privat (EuroDrin, Kaso, Skenderi)

Aktualitet