Aktualitet22 Qershor 2018, 21:40

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës shkaktojnë kaos në trafik 

Shkruar nga Pamfleti
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës shkaktojnë kaos

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës shkaktojnë kaos në trafik 

Radhë të gjata kilometrike janë shënuar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një varg i gjatë makinash duket që presin në radhë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se sot në orën 23:00 do të hapet kalimi në aksin Maminas-Sukth-Shkozet, pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, ku po kryen punime për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara.

ARRSH njofton se për shkaqe të paparashikuara përmbyllja e punimeve në aksin Maminas-Sukth-Shkozet ka tejkaluar afatin e përcaktuar.

Rrjedhimisht, nuk është kryer hapja e kalimit, siç ishte paralajmëruar, për të garantuar kalimin e sigurtë të mjeteve.

“ARRSH u kërkon ndjesë qytetareve dhe njofton se hapja e kalimit do të realizohet sonte, ora 23:00. Deri në orarin e hapjes, mjetet duhet të përdorin rrugët alternative”, thuhet në njoftim./Balkanweb

 

Aktualitet Autostrada kaos Tirane-Durres trafik