Showbiz10 Shtator 2019, 00:35

Pushime së bashku? Butrint Imeri dhe Kiara Tito “luajnë” me mediat

Shkruar nga Pamfleti
Pushime së bashku? Butrint Imeri dhe Kiara Tito “luajnë”

Hera ime e parë ishte një tmerr: Moderatorja shqiptare befason ndjekësit me rrëfimin e saj

Këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito prej kohësh përfliten në mediat rozë për një lidhje të mundshme  mes tyre, edhe pse asnjëri prej tyre s’e ka pranuar diçka të tillë. Të dy shpesh kanë ngacmuar vetë situatën duke e rikthyer në vemendje të mediave vazhdimisht lidhjen e tyre.

Së fundmi, Butrinti po shijon disa ditë pushimi në ishullin e bukur Santorini të Greqisë. Në videot e postuara në Instastoryn e tij, këngëtari ka treguar se gjatë këtyre pushimeve është i shoqëruar.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga një tryezë romantike e shtruar për dy vetë. Në sy bien dy gota shampanjë, lëng portokalli, pjata me ushqime dhe kënga në sfond, një baladë romantike, shton dyshimet se Butrinti është i shoqëruar nga një femër.

Nga ana tjetër, fakti që dhe Kiara Tito ndodhet në Greqi tregon se ata të dy mund të jenë bashkë, ndonëse nuk kanë thënë asnjë fjalë lidhur me këtë.

Nuk është hera e parë që kjo ndodh me personazhet e showbizit madje shpesh ata që janë përfolur se janë në një lidhje kanë rezultuar dyshime të vërteta. Mbetet për tu parë nëse rasti i Kiarës dhe Butrintit do të bëjë përjashtim.

 

Showbiz Pushime së bashku? Butrinti Imeri dhe Kiara Tito "luajnë" me mediat