Showbiz 2 Shtator 2018, 18:03

Pushimet mbaruan dhe ndiheni të lodhur? A e dini pse ndodh kjo gjë?

Shkruar nga Pamfleti
Pushimet mbaruan dhe ndiheni të lodhur? A e dini pse ndodh kjo gjë?

Couple on a tropical beach at Maldives

Periudha e pushimeve është më e bukura pas një viti plot punë dhe lodhje. Aq shumë na shijon ajo ideja e pushimeve në det saqë mezi e presim momentin e arritjes në destinacionin e pushimeve. Mirëpo pas disa ditëve pushim na ndodh që ta ndjejmë veten të lodhur, të rraskapitur, të djegur nga rrezet e diellit. Por a e keni pyetur veten pse ndodh kjo? Çfarë e shkakton lodhjen?
Nuk ka shumë studime që ia vënë theksin një faktori, por ai që kontribuon më shumë mendohet të jetë dielli. Në një artikull i publikuar nga MEL, thuhet se rrezet e diellit shkaktojnë rritjen e temperaturës së trupit, dhe meqenëse trupi aktivizohet për të qëndruar i ftohtë, kjo do të thotë humbje lëngjesh dhe kripë përmes djersitjes. Nga ana tjetër kjo gjë rezulton me dehidratim, një nga simptomat e të cilit është lodhja e tepërt.

Së bashku me faktin se dielli mund të shkaktojë kancer lëkurë, është një arsye tjetër që tregon se duhet patjetër të mbani një kapelë në kokë dhe të mos rrini shumë nën rrezet e tij. Një tjetër arsye që dielli të lodh shumë, është se dielli ul nivelin e prodhimit të melatoninës, një hormon që ndihmon për të kontrolluar, apo më saktë mbajtur nën kontroll ciklin e gjumit, ndonëse për këtë shkencëtarët nuk japin siguri 100 përqind. Pasi largohemi nga plazhi, prodhimi i melatoninës rritet edhe një herë, duke shkaktuar dëshirën e madhe për të fjetur gjumë më gjatë.

Lifestyle lodhje Pushime