Aktualitet10 Tetor 2019, 22:15

Pushteti/ 24 deputetë të opozitës së re, plotësojnë formularët për kredi ndihmëse pa interes; nga 5 milionë lekë, pë

Shkruar nga Pamfleti
Pushteti/ 24 deputetë të opozitës së re,

Sipas ligjit, 7 deputetët e rinj të Moshës së Tretë, do t’i marrin kreditë në emër të fëmijëve/ Interesat bankare, do t’i paguajë Kuvendi, si kërkues e garantor; ndërsa me gjithë “deputetë-kubikët” e PD-LSI; plotësohet numri 3500, i politikanëve, ministrave, deputetëve, ambsadorëve, kryepolicëve, kryebashkiakëve, drejtorëve, prokurorëve e gjyqtarëve; që kanë marrë kredi si të pastrehë në 25 vitet e fundit; ndërsa 1100 prej tyre, kanë marrë nga 3-4 kredi të tilla, por milionat e intersave bankare, paguhen nga taksat e shqiptarëve

Ndoshta, nuk ka qenë skenar i para-përgatitur, mes Ramës dhe grupit të deputetëve të opozitës së re të PD-LSI; për t’ua konvertuar votat “pro” interesave të pushtetit, me kredi banesash si “të pastrehë”, pa detyrim interesi bankar e me afat çerek-shekullor shlyrje.

Por nuk ka dalë “huq”, thirrja publike në parlament, që Zv/kryetari Myslim Murrizi, i bëri shefit të tij Gramoz Ruçi; sepse refuzimi i krye-parlamentarit është tërhequr, dhe ditën e hënë, datë 7 tetor 2019, deputetët e opozitës së re të PD-LSI, kanë nisur procedurat për përfitim kredie, si “zyrtarë të pastrehë”.

Burime, nga Kryesia e Kuvendit, kanë konfirmuar se 24 deputetët, që kanë bërë kërkesë, janë njoftuar nga zyra e Shërbime-Burimeve Njerëzore të Kuvendit; për të plotësuar paraprakisht, formularin e vetë-deklarimit të përbërjes familjare; të ardhurave financiare mujore si familje dhe gjendjes pasurore, që disponojnë.

Pasi 24 deputetët, të dorëzojnë dokumentet shkresore, sipas ligjit për kreditimin e të pastrehëve brenda muajit tetor 2019; do të marrin miratimin e qeverisë me vendim kuvendi, ose VKM të firmosur nga Braçja; për të marrë “çekun” me vlerë 5 milionë lekë secili, me afat shlyerje 25 vite.

Sipas informacionit, 24 kreditimet e tyre, me vlerë totale 1.2 miliardë lekë të vjetra; do merren brenda datës 15 nëntor 2019 në “Abi BANK”, ku depuetëve të rinj, u janë transferuar pagat dhe kanë hapur llogari rrjedhëse.
Kujtojmë, se 2 javë më parë, Myslim Murrizi, deputeti “rebel” i opozitës së vjetër të PD dhe tashmë Zv/kryetar i

Kuvendit, i bërëi këtë trrje krye-parlamentarit Gramoz Ruçi:

MYSLIM MURRIZI, DATË 27.09.2019/ – “Zoti Kryetar i Kuvendit… A ekziston mundësia, që të bëhet një vendim Kuvendi, apo qeverie, që edhe deputetët e rinj, të marrin kredi? E kanë të nevojshme, të mbështeten me kredi strehimi, siç kam marrë unë, por edhe ju në vitin 1997, 1992 dhe në vitet e tjera me radhë. Nuk besoj, se është vështirësi apo hipokrizi, për të ndihmuar 15 apo 20 deputetë me strehim; prandaj duhet ta bëjmë një vendim për 1 miliard lekë të vjetra dhe t’ua japim këtyre deputetëve; që të kenë dinjitet, se janë bërë si arixhinjtë e po flenë rrugëve me çadra…”.

Përballë “hallit” të deputëtëve, që marrin nga 3 milionë lekë paga, dieta e shpërblime në muaj, po kujtojmë 3 fakte:

1. Në 25 vitet e fundit, BE, BB dhe 53 OJF e Fondacione Bamirëse në BE, SHBA, Australi, Kanada etj., kanë dhënë 67 milionë USD e 40 milionë Euro, për të strehuar familjet e komunitetit rom (arixhinj) e egjiptian (jevgj), por këto fonde, janë vjedhur nga pushtetarët dhe OJF-të famijlajrëve e dashnorëve të tyre.

2. Në 3000 banesat sociale dhe në 200 kreditë e buta për familjet e pastreha të akroduara në 10 vitet e fundit; nuk ak pëfituar asnjë familje rome e egjiptiane.

3. Nuk është i pastrehë; asnjë nga 24 deputetët që do trajtohen me kredi strehimi pa interes; madje 14 prej tyre, kanë edhe vila e nga 2-3 banesa, toka, troje dhe biznese; ndërsa prej 8 muajsh, po marrin edhe nga 30 mijë lekë të reja, për qira banesash në Tiranë; nga 3000 lekë të reja për 1 natë hoteli kur shkojnë pranë popullit, dhe nga 30 mijë lekë për transport rrugor.

Komentet për këto 3 fakte, le t’i bëjë Kryeministri, Parlamenti, Kuvendi dhe lexuesi./Pamfleti/

Kryesore